Bashkia Tropojë, gjatë pasdites së djeshme, në zonat e larta malore është përfshirë nga reshje bore. Kryesisht, reshjet kanë përfshirë bjeshkët e Markofçës, ku ndodhen edhe banorë që vijojnë të qëndrojnë në stane. Sipas autoriteteve, reshjet e borës nuk kanë shkaktuar probleme, ndërsa trashësia e saj ka qenë e vogël.