Bugatti po zgjeron emrin e saj përtej industrisë së automobilave me ndërtimin e Bugatti Residences Miami, një kullë 60-katëshe që do të ngrihet në Brickell, pranë lumit Miami.
Të lidhura
None found
Kompleksi do të përfshijë 183 rezidenca, mes të cilave edhe katër penthouse luksoze. Nisja e shitjeve është planifikuar për vitin 2027.
Projekti po zhvillohet nga Prosper Group dhe Versluys Group, ndërsa kostoja e tij parashikohet të arrijë rreth 650 milionë dollarë.
Pronarët do të kenë në dispozicion një pishinë buzë lumit, spa, palestër, hapësira private për darka dhe shërbime të personalizuara.
Me këtë ndërtesë, Bugatti bashkohet me marka të tjera si Aston Martin dhe Pagani, të cilat kanë zgjeruar konceptin e luksit automobilistik edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Mbetet për t’u parë nëse emri i Bugatti-t do të ketë të njëjtën peshë në një apartament luksoz siç e ka në botën e hipermakinave. /Telegrafi/
