• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tabaku: Korrupsioni është “taksa e fshehtë” që rëndon mbi familjet dhe bizneset shqiptare

by editor
September 26, 2026
in Aktualitet, Politike
Tabaku: Korrupsioni është “taksa e fshehtë” që rëndon mbi familjet dhe bizneset shqiptare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një deklaratë publike ka denoncuar situatën ekonomike në vend, duke e cilësuar korrupsionin si një “taksë të fshehtë” që po rëndon çdo ditë mbi familjet dhe sipërmarrësit e ndershëm shqiptarë. Sipas saj, ndërsa qytetarët punojnë më shumë për të siguruar më pak, qeverisja aktuale po punon në dobi të një pakice të lidhur me pushtetin.

Tabaku theksoi se korrupsioni vjen i provuar nga dosjet e institucioneve të drejtësisë dhe partnerët europianë. Kur tenderët fryhen apo kontratat u jepen klientëve të paracaktuar, pasojat shfaqen drejtpërdrejt te çmimet më të larta, mungesa e konkurrencës dhe reduktimi i fondeve për shëndetësinë, arsimin e pensionet. Referuar të dhënave të INSTAT-it, ajo nënvizoi se në dhjetor 2025 niveli i përgjithshëm i çmimeve ishte 20,9 për qind më i lartë se në dhjetor 2020, ndërsa për ushqimet dhe pijet joalkoolike rritja arriti në 35,6 për qind.

Problematike mbetet edhe ecuria e prodhimit dhe eksporteve. Eksportet e përgjithshme ranë nga 430 miliardë lekë në vitin 2023, në 369 miliardë në vitin 2024 dhe në 346 miliardë lekë në vitin 2025, duke humbur rreth një të pestën e vlerës brenda dy vitesh. Në vitin 2025, eksportet mbuluan vetëm 39 për qind të importeve, ndërsa deficiti tregtar arriti në 541 miliardë lekë. goditje të fortë ka marrë industria e tekstileve dhe këpucëve, e cila humbi 22,4 miliardë lekë eksporte në dy vjet, shoqëruar me humbjen e mijëra vendeve të punës, sidomos për gratë në zonat me pak mundësi punësimi.

Sipas deputetes demokrate, goditje shtesë për eksportuesit ka qenë edhe zhvlerësimi i euros, pasi rënia e kursit nga 100 në rreth 91 lekë ka ulet të ardhurat në lekë të kompanive me rreth 10 për qind, ndërsa kostot e brendshme mbeten të larta. Ndërkohë, dosjet e SPAK-ut tregojnë depërtimin e parave të pista dhe informalitetit në ekonomi, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.

Ajo solli në vëmendje edhe rastin e krijimit të shoqërisë “Guna Tactical” për prodhimin e uniformave ushtarake përmes strukturës shtetërore KAYO. Fillimisht shteti zotëronte 51 për qind të aksioneve, por në maj 2026 kjo pjesëmarrje u ul në 49 për qind, duke i kaluar mazhorancën partnerit privat pa transparencë dhe pa u dhënë mundësi konkurrimi fabrikave ekzistuese vendase.


Në përmbyllje, Tabaku kërkoi publikimin e plotë të marrëveshjeve të KAYO-s, auditim të pavarur të pasurive publike, garanci për konkurrim të hapur, si dhe një paketë reale mbështetëse për industrinë përpunuese që përfshin rimbursim të shpejtë të TVSH-së dhe financim për teknologjinë.

Fjala e plotë:

Shqiptarët kanë vite që punojnë gjithnjë e më shumë për të siguruar gjithnjë e më pak. Punonjësit zgjasin orarin e punës, marrin një punë të dytë dhe sakrifikojnë kohën me familjen. Sipërmarrësit punojnë më gjatë, investojnë kursimet, marrin kredi dhe përballojnë çdo muaj energjinë, pagat, taksat dhe pasigurinë. Një familje shqiptare nuk kërkon luks. Kërkon që puna e ndershme të mjaftojë për një jetë normale; që paga të mbulojë ushqimet, qiranë, shkollimin e fëmijëve dhe një të papritur shëndetësore. Mirëpo, përballë kësaj Shqipërie që punon, kemi një qeverisje që gjithnjë e më shumë duket se punon për një pakicë.

Në njërën anë kemi punonjësin që numëron çdo lek në fund të muajit. Në anën tjetër kemi dosje hetimore, tenderë të dyshuar, kontrata të mbyllura dhe kompani të lidhura me pushtetin. Këto nuk janë më akuza që mund të rrëzohen si retorikë opozitare. Janë konstatime që vijnë nga institucionet e drejtësisë dhe nga partnerët europianë.

Korrupsioni nuk është një zarf që kalon fshehurazi nga një dorë në tjetrën dhe që nuk ka lidhje me jetën tonë. Korrupsioni është një taksë e fshehtë. Kur një tender fryhet, diferencën e paguan qytetari. Kur një kontratë i jepet mikut dhe jo kompanisë më të mirë, humbet sipërmarrësi i ndershëm. Kur një treg kontrollohet nga pak duar, çmimi nuk përcaktohet më nga konkurrenca, por nga interesi i monopolistit. Kur paratë publike shkojnë te klientët e pushtetit, mungojnë për pensionet, shkollat, shëndetësinë dhe mbështetjen e prodhimit. Prandaj korrupsioni nuk është një temë larg tryezës së familjes. Ai ulet çdo ditë në atë tryezë dhe merr pjesën e vet nga të ardhurat e çdo shqiptari.

Shifrat e tregojnë këtë presion. Sipas INSTAT-it, në dhjetor 2025 niveli i përgjithshëm i çmimeve ishte 20,9% më i lartë se në dhjetor 2020. Për ushqimet dhe pijet joalkoolike rritja ishte 35,6 për qind. Pra, edhe kur inflacioni vjetor ngadalësohet, çmimet nuk kthehen pas. Ato mbeten në nivelin e ri, ndërsa familja vazhdon ta paguajë çdo ditë diferencën. Dhe kur ushqimet zënë rreth një të tretën e shpenzimeve të familjes shqiptare, rritja e tyre nuk është statistikë. Është buka, qumështi, mishi, perimet dhe shporta që bëhet gjithnjë e më e vogël.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria po humbet terren në prodhimin dhe eksportin e mallrave. Eksportet e përgjithshme ranë nga rreth 430 miliardë lekë në vitin 2023, në 369 miliardë në vitin 2024 dhe në 346 miliardë lekë në vitin 2025. Brenda dy vjetësh, vendi humbi afërsisht një të pestën e vlerës së eksporteve të mallrave. Në vitin 2025, eksportet mbuluan vetëm 39 për qind të importeve, nga 50,5 për qind në vitin 2023. Deficiti tregtar arriti në 541 miliardë lekë. Ky nuk është modeli i një ekonomie që prodhon më shumë. Është modeli i një ekonomie që importon gjithnjë e më shumë dhe e ka gjithnjë e më të vështirë të konkurrojë jashtë.

Shembulli më i qartë është industria e tekstileve dhe këpucëve. Eksportet e këtij grupi ranë nga 126,3 miliardë lekë në vitin 2023, në rreth 105,1 miliardë në vitin 2024 dhe në 103,9 miliardë lekë në vitin 2025. Pra, në dy vjet, ky sektor humbi rreth 22,4 miliardë lekë eksporte, ose afro 18 për qind të vlerës së tyre. Edhe në gusht të këtij viti, tekstilet dhe këpucët dhanë kontributin më të madh negativ në ndryshimin vjetor të eksporteve. Pas bujqësisë, një tjetër sektor që siguron punë, prodhim dhe eksporte po vihet nën presion serioz.

Këtu nuk flasim thjesht për bilance kompanish. Por, flasim për dhjetëra mijëra vende pune, në shumicë gra dhe familje të zonave ku alternativat e punësimit janë të pakta. Janë rreth 75 mijë të punësuar në fund të vitit 2023 dhe për humbjen e 7–8 mijë vendeve të punës brenda vitit pasues. Të dhënat e punësimit treguan se tkurrja vazhdoi edhe gjatë vitit 2025. Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2026 prodhimi përpunues u rrit, punësimi në industri përsëri ra me 2 për qind. Kjo do të thotë se edhe kur prodhohet pak më shumë, nuk po krijohen domosdoshmërisht më shumë vende pune.

Një nga goditjet kryesore për eksportuesit ka ardhur nga zhvlerësimi euros. Një kompani që arkëton një milion euro merrte 100 milionë lekë kur kursi ishte 100 lekë për euro. Me një kurs rreth 91 lekë, arkëtimi i saj zbret në rreth 91 milionë lekë, ndërsa pagat, energjinë, sigurimet dhe një pjesë të lëndëve të para vazhdon t’i paguajë në lekë. Diferenca nuk është një numër në ekran. Është marzhi nga i cili paguhen punonjësit, bëhen investimet dhe mbahet fabrika hapur.

Ad

Ndërsa flasim dosjet e SPAK kanë vërtetuar penetrimin e parave të pista në ekonomi. Praktikisht, Shqipëria vazhdon të përballet me pastrimin të parave, informalitet, transaksione të mëdha me para fizike dhe tregje ku transparenca mbi burimin e financimit mbetet e dobët. Nuk mjafton të thuash “është turizmi” dhe ta mbyllësh debatin. Duhet kontroll mbi burimin e kapitalit, pronarët përfitues, sektorin e ndërtimit dhe çdo fluks që nuk justifikohet nga ekonomia formale.

Por ndërsa industria ekzistuese kërkon tregje dhe mbështetje, qeveria krijon struktura të reja me partnerë të zgjedhur prej saj. Në maj 2025, Këshilli i Ministrave autorizoi KAYO-n të negocionte me një kompani private krijimin e një shoqërie për prodhimin e uniformave ushtarake. Vendimi parashikonte përdorimin e të paktën 20 mijë metrave katrorë pasuri publike, një investim privat minimal prej 15 milionë eurosh, 400 vende pune dhe furnizimin e Forcave të Armatosura e të strukturave të tjera të sigurisë.

Shoqëria “Guna Tactical” u krijua në gusht 2025. Fillimisht KAYO zotëronte 51 për qind dhe partneri privat 49 për qind. Në maj 2026, KAYO shiti 2 për qind të aksioneve dhe raporti u përmbys: privati mori 51 për qind, ndërsa shteti mbeti me 49 për qind. Pyetja është: përse? Si u zgjodh partneri privat? Sa u vlerësua pasuria publike? Cilat kontrata i janë garantuar shoqërisë? Përse shteti kaloi nga shumica në pakicë? A iu dha mundësi industrisë shqiptare të tekstileve, qindra fabrikave ekzistuese dhe kompanive me përvojë, të konkurronin apo të bëheshin pjesë e këtij projekti?

Nuk jemi kundër prodhimit vendas të uniformave. Përkundrazi, duam që uniformat, pajisjet dhe çdo produkt që mund të prodhohet në Shqipëri të mbajë vulën “Made in Albania”. Por “Made in Albania” nuk duhet të shndërrohet në “Made for the friends of government”. Prodhimi vendas ndërtohet me konkurrencë, teknologji, standarde dhe mundësi të barabarta; jo me kompani të paracaktuara, kontrata të mbyllura dhe pasuri publike të vendosura në dispozicion pa transparencë të plotë.

Prandaj kërkesa jonë është konkrete: publikimi i të gjitha marrëveshjeve dhe kontratave të shoqërive të KAYO-s; publikimi i mënyrës së përzgjedhjes dhe i pronarëve përfitues; auditim i pavarur mbi vlerën e pasurive publike dhe kontributet e partnerëve privatë; konkurrim i hapur për furnizimet publike; raportim për çdo pagesë nga buxheti dhe për çdo kontratë të përjashtuar nga procedurat normale për arsye sigurie.

Për industrinë përpunuese kërkohet një paketë reale: rimbursim i shpejtë i TVSH-së, mbështetje e lidhur me ruajtjen e vendeve të punës, financim për teknologji dhe eficiencë energjetike, trajnim profesional dhe mbështetje për kalimin nga fasoneria te cikli i plotë, dizajni dhe marka shqiptare. Ndihma duhet të jetë e hapur për çdo kompani që plotëson kriteret, jo një privilegj që ndahet sipas afërsisë me qeverinë.

Shqipëria nuk mund të ketë si produktin e saj më të suksesshëm korrupsionin. Duhet të prodhojë ushqime, veshje, këpucë, teknologji, ide dhe vende pune të paguara mirë. Duhet të mbrojë sipërmarrësin që investon kursimet, punonjësen që hyn çdo mëngjes në fabrikë dhe familjen që kërkon të jetojë me dinjitet nga puna e saj.

Sepse një qeveri matet me atë që prodhon vendi, jo me atë që përfitojnë miqtë e saj. Matet me numrin e vendeve të punës që mbron, jo me numrin e kompanive që krijon për klientët. Matet me sa ulet barra mbi familjen, jo me sa shtohen privilegjet për pakicën.

Shqiptarët po punojnë. Sipërmarrësit po përpiqen. Ajo që nuk po punon për ta është qeveria.

Sistemi I ngritur prej saj duhet rrëzuar dhe kjo nis duke rrëzuar qeverinë dhe kryeministrin.

Dosjet e SPAK! Korrupsioni! Kriza ekonomike! Çmimet e larta! Të gjithë kanë një emërues të përbashkët: Qeveria Socialiste dhe kryeministri Rama.

Koha ta ndryshojmë këtë qeveri! Koha tahedhim atë në koshin e historisë për të ndërtuar një sistem të shumicës! Një sistem për shqiptarët!

Previous Post

Kombëtarja zbret në fushë, Tirana ‘ndryshon’ qarkullimin/ Ja rrugët e bllokuara

editor

editor

TË FUNDIT

Tabaku: Korrupsioni është “taksa e fshehtë” që rëndon mbi familjet dhe bizneset shqiptare

Tabaku: Korrupsioni është “taksa e fshehtë” që rëndon mbi familjet dhe bizneset shqiptare

September 26, 2026
Kombëtarja zbret në fushë, Tirana ‘ndryshon’ qarkullimin/ Ja rrugët e bllokuara

Kombëtarja zbret në fushë, Tirana ‘ndryshon’ qarkullimin/ Ja rrugët e bllokuara

September 26, 2026
Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

September 26, 2026
Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot

September 26, 2026
Inter-Lazio/ Zyrtarizohet data dhe stadiumi ku do të luhet finalja e Superkupës së Italisë

Inter-Lazio/ Zyrtarizohet data dhe stadiumi ku do të luhet finalja e Superkupës së Italisë

September 25, 2026
PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale të vendit: 100 bashki dhe 12 qarqe

PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale të vendit: 100 bashki dhe 12 qarqe

September 25, 2026
Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat? Vendimi trondit Premierligën

Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat? Vendimi trondit Premierligën

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’

Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’

September 25, 2026
Marjana Koçeku: Rama në New York po qëndron në një hotel ku dhoma është 15 mijë dollarë nata, kush e paguan faturën?

Marjana Koçeku: Rama në New York po qëndron në një hotel ku dhoma është 15 mijë dollarë nata, kush e paguan faturën?

September 25, 2026
Goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata rrëfen si reagoi Kryeministri dhe çfarë ndodhi me të në komisariat

Goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata rrëfen si reagoi Kryeministri dhe çfarë ndodhi me të në komisariat

September 25, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Makina 150 mijë euro e Grida Dumës, dhuratë nga Ergys Agasi?! Ja çfarë thonë Lolita dhe Elvi Fundo

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL