LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Zhvillimet e fundit të SPAK, 22 shtator 2026, e kanë zgjeruar këtë hartë deri te strukturat e sigurisë, duke e çuar çështjen në një tjetër nivel me përfshirjen e emrit të ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni.

26 Shtator 2026, 10:11 Nga E. D
Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së
Vlora Hyseni, Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Ai që nisi si një hetim mbi mënyrën e dhënies së tenderëve të AKSHI-t, tashmë është kthyer në një skemë shumë më të gjerë, ku në fokus nuk janë më vetëm kompanitë private, administrata, grupet e strukturuara kriminale, por edhe mënyra se si këto hallka dyshohet se janë lidhur me policinë dhe SHISH-in.

Zhvillimet e fundit të SPAK, 22 shtator 2026, e kanë zgjeruar këtë hartë deri te strukturat e sigurisë, duke e çuar çështjen në një tjetër nivel me përfshirjen e emrit të ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni.

Përfshirja e saj, ka zbuluar lidhjet me eksponentë të krimit të organizuar, duke shkaktuar një tronditje të vërtetë në themelet e sigurisë kombëtare.

Në qendër të hetimit qëndrojnë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, ndërsa në dosje shfaqen emrat e ish-drejtores së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe ish-zyrtarit të policisë, Erjon Ismaili.

Është pikërisht zhvillimi i fundit ai që e ndryshon përmasën e dosjes: më 24 shtator 2026, GJKKO caktoi ndaj Hysenit masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra.

Sipas SPAK ajo hetohet për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të të dhënave sekrete.

Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së

Nga materialet e publikuara në media së fundmi, të cilat i referohen dosjes së SPAK, pika më e fortë nuk është thjesht pretendimi për një marrëdhënie personale, por intensiteti i komunikimit, natyra e mesazheve dhe fakti që komunikimi ka vijuar ndërsa Agasi ishte në kërkim.

Në dhjetor 2025, SPAK vendosi masa sigurie ndaj disa personave, ndërsa Agasi dhe Beqiraj u shpallën në kërkim.

Më pas, Agasi u arrestua në Shqipëri më 26 gusht, ndërsa Beqiraj u arrestua në Francë në 28 korrik 2026.

Në këtë fazë të hetimit, emri i Mirlinda Karçanajt, ish-drejtoreshë e AKSHI-t, del si një prej zyrtareve që janë në hetim. Ndaj saj u caktua masë sigurie “arrest në shtëpi” në 16 dhjetor 2025, por pas disa javësh masa u ndryshuar në “detyrim paraqitje”.

Si fraksion i dosjes “AKSHI”, prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, urdhëruan edhe ekzekutimin e dy masave të tjera sigurie, arrestimin e Fatjon Kalluçit, Shefi sektori në Policinë shkencore dhe Embro Sulejmanit, punonjës në shoqërinë “Agroturizëm Kodra e Kuajve” në Durrës.

Kalluçi akuzohet për veprën penale të zbulimit të akteve ose të të dhënave sekrete, ndërsa Sulejmani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Por hetimi do të merrte një kthesë shumë më të fortë kur në dosje u fut historia e biznesmenit Gerond Meçe.

Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së

Pengmarrja e Gerond Meçes

Më 12 gusht 2025, Gerond Meçe doli nga banesa e tij në Tiranë. Sipas dëshmisë së tij në SPAK, referuar edhe dosjes hetimore, pranë tij u afrua një automjet “Land Rover Defender” me fenelina policie.

Persona të veshur me elementë të ngjashëm me uniformat e policisë dhe BKH-së iu prezantuan si punonjës të drejtësisë dhe i kërkuan të hipte në automjet.

“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”, – i është drejtuar një prej tyre Meçes.

Pak minuta më pas, sipas dëshmisë, ai kuptoi se nuk ishte arrestuar nga autoritetet.

I vendosën një kapuç në kokë dhe automjeti mori drejtimin drejt Kërrabës dhe Elbasanit.

Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së

Në zonën e Gracenit, sipas Meçes, situata u kthye në një kërcënim të hapur. Atij iu kërkua kodi i telefonit dhe më pas iu treguan dokumente që lidhnin drejtpërdrejt pengmarrjen me aktivitetin e tij në tenderët e AKSHI-t.

Bëhej fjalë për procedura për të cilat kompania e tij kishte bërë ankime në Komisionin e Prokurimit Publik.

Kërkesa, sipas dëshmisë, ishte e drejtpërdrejtë: të tërhiqte ankimimet dhe të qëndronte jashtë garës.

Megjithatë, Meçe thotë se e kishte kuptuar që ishte marrë peng, pasi personat në makinë që ishin prezantuar si punonjës të BKH-së, nuk dinin t’i vendosnin prangat në duar.

Vetëm pasi biznesmeni pranoi të heqë dorë nga këto ankimime, rrëmbyesit e lanë të lirë, duke e braktisur në një zonë rurale të qarkut të Elbasanit.

Pas 6 orësh pengmarrje, e zbresin te rrethrrotullimi që të çon direkt për në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Bradasheshit dhe njëri prej tyre i thotë: “Nuk dua probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundër do të vrasim ty, grua, motër, nënë. Se baba ti nuk ke”.

Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së

Çfarë dyshon SPAK-u

SPAK dyshon se pengmarrja ishte pjesë e mekanizmit për eliminimin e një rivali në procedurat e prokurimit.

Në këtë linjë hetimi janë përmendur Agasi dhe Beqiaj, ndërsa hetuesit kanë kërkuar të përcaktojnë edhe rolin e personave të tjerë.

“Në momentin që ankimimet e shtetasit Gerond Meçe, në cilësinë e ortakut të shoqërisë ‘Advanced Business Solutions-ABS’, krijuan një mekanizëm bllokues për përfundimin e procedurave të prokurimit pranë AKSHI-t, ai u mor peng forcërisht, duke e detyruar të heqë dorë nga të gjitha procedurat e ankimuara”, – shpjegon SPAK në dosje.

Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së

SPAK sqaron se heqja dorë e Meçes nga ankimimet, pranë KPP-së, do t’i krijonte lehtësira të konsiderueshme Agasit dhe Beqirajt me qëllim vijimin e aktivitetit kriminal në fushën e prokurimeve publike, i cili ishte pezulluar në disa raste për shkak të ankimimeve të bëra në KPP nga shoqëria “Advanced Business Solutions-ABS”.

“Nga këqyrja e pamjeve filmike, arsyeshëm, krijohet bindja, mbi lidhjet me interes që kanë këta shtetas me njëri-tjetrin, të cilat, nga analizimi i përmbajtjes së bisedave të transkriptuara, krijon dyshimin e arsyeshëm mbi realizimin e një skeme kriminale në funksion të paracaktimit të procedurave të prokurimit, krijimin të avantazheve dhe përfitimit të paligjshëm prej tyre. Kjo vihet re në disa nga bisedat e kryera, ku diskutohen çështje si “projekti bën 2 milionë, ne do ta bëjmë 4”, ose “Nuk futet as në eksperiencë”, të cilat kanë të bëjnë me përcaktimin e kritereve të procedurave të prokurimit, vlerave të kontratave që do të publikohen etj”, – thekson SPAK.

Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së

Pse del në dosje Erjon Ismaili?

Një tjetër hallkë është ajo e policisë. Gerond Meçe ka deklaruar se, përpara pengmarrjes, zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, I pezulluar nga detyra, i kishte përcjellë një paralajmërim që të qëndronte larg tenderëve të AKSHI-t.

Pikërisht kjo dëshmi është përdorur për të hetuar lidhjet e Ismailit me grupin e dyshuar. Në dhjetor 2025 ndaj tij u raportua masë pezullimi nga detyra.

Kështu, sipas akuzave, skema nuk kufizohej vetëm te kompanitë që konkurronin për kontratat publike. Në dosje shfaqet një trekëndësh: biznes – administratë – polici.

Në dosjen e SPAK, thuhet se në faqen numër 31 të materialit, konstatohet biseda mes shtetasve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, ku diskutohet për dy tenderë për procedurë, si dhe përmendet kompania “ABS” e Meçes.

Nga kjo bisedë, rezulton se personat nën hetim, janë të shqetësuar për praninë e kompanisë “ABS” me ortak Gerond Meçen.

Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së

Nga AKSHI, te Vlora Hyseni

Pikërisht këtu nis kapitulli i ri i dosjes. Materialet e sekuestruara nga hetuesit gjatë hetimit ndaj Agasit, ku një rol kyç ka pasur zbërthimi i telefonit pas arrestimit të tij në Durrës, kanë çuar në komunikime të shumta me drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Sipas materialeve të publikuara nga media që u referohen dokumenteve të SPAK/GJKKO, bëhet fjalë për qindra komunikime telefonike, mesazhe dhe videocall-e mes tyre gjatë periudhës kur Agasi ishte në kërkim.

Një pjesë e komunikimeve datojnë nga fundi i qershorit deri në ditët para arrestimit të tij më 26 gusht 2026.

Në këto komunikime shfaqen edhe shprehje personale si “zemër” dhe “shpirt”, ndërsa në disa raste Hyseni i përcjell Agasit informacion mbi takime dhe lëvizje të saj zyrtare.

Një prej mesazheve të publikuara në media është ai ku Hyseni i shkruan se duhet të takohet me “KM”-në, ndërsa në një tjetër përmend takimin me drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe shpresën se ai kishte marrë porosi nga kryeministri.

Këto komunikime janë bërë tashmë pjesë e linjës së re të hetimit.

Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së

I njëjti emër, dy dosje që tashmë takohen

Këtu dosja e “AKSHI”-t dhe dosja “Hyseni–Agasi” shkojnë zinxhir.

Në njërën anë është një skemë e dyshuar për tenderët publikë, ku konkurrenca mes kompanive pretendohet se është manipuluar dhe ku një biznesmen, sipas dëshmisë së tij, është marrë peng për t’u tërhequr nga ankimimet.

Në anën tjetër është një biznesmen tjetër – Agasi – i cili, ndërsa ishte në kërkim, vijonte të komunikonte me drejtuesen e SHISH-it dhe, sipas materialeve të bëra publike, merrte prej saj informacione mbi aktivitetin e saj zyrtar.

Mes këtyre dy kapitujve shfaqen emrat e Ermal Beqirajt, Mirlinda Karçanajt dhe Erjon Ismailit, ndërsa në qendër qëndron Ergys Agasi.

Nëse në dhjetor 2025 çështja e AKSHI-t dukej si një hetim mbi manipulimin e prokurimeve publike, zhvillimet e shtatorit 2026 e kanë zgjeruar ndjeshëm hartën e saj.

Agasi është nyja që i lidh disa prej episodeve.

Beqiraj është emri tjetër kryesor i biznesit në skemën e hetuar.

Karçanaj përfaqëson hallkën institucionale brenda AKSHI-t.

Ismaili shfaqet në linjën e hetimit që prek Policinë.

Meçe është biznesmeni që, sipas dosjes, u përdor si objekt presioni për të dalë nga gara dhe për të tërhequr ankimimet.

Dhe tani Vlora Hyseni, ish-drejtuese e SHISH-it, është bërë pjesë e hetimeve, për shkak të komunikimeve me Agasin dhe dyshimeve që lidhen me informacionin e klasifikuar.

Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së

Tenderë fiktiv me Karçanajn dhe Beqirajn

Prokuroria e Posaçme, duke zbardhur skemën e dyshuar të korrupsionit dhe pastrimit të parave në tenderët e AKSHI-t, përmend emrat e Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt, Ermal Beqirajt dhe një rrjet kompanish të lidhura mes tyre.

Sipas dosjes hetimore, skema dyshohet se është ndërtuar mbi tenderë të paracaktuar, fatura fiktive dhe transferim fondesh publike drejt shoqërive të kontrolluara nga të hetuarit.

Sipas hetimit dhe vendimit të sekuestrimit nga GJKKO, mes viteve 2023 dhe 2025, Agasi dyshohet se ka përfituar mbi 9 milionë euro në formë ryshfeti për ndikimin e tij në paracaktimin e tenderëve të AKSHI-t.

Prokurorët, krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se personat në hetim, Ergys Agasi, Ermal Beqiraj dhe persona të tjera të paidentifikuar, kanë kryer veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, në kuadër të një formacioni të posaçëm “Grup i strukturuar kriminal” dhe kryerja e vepraave penale nga organizata kriminale dhe grupi I strukturuar kriminal.

Ndërsa për Karçanajn, Prokuroria e Posaçme vëren se ish-drejtoresha e AKSHI-t, është e dyshuar për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të grupit të struktuar kriminal dhe “Grupi i struktuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuar kriminal”.

Rrjeti i Agasit / Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së

Presionit nuk i shpëtoi as Damian Gjiknuri!

Sipas dokumenteve hetimore, Ergys Agasi, në komunikime më 06.03.2019 me ish-deputetin Alqi Bllako, flet për një “situatë”, ku ish-ministri Damian Gjiknuri dyshohet se kishte krijuar “pengesa” për realizimin e përfitimeve të paligjshme të këtij grupi.

Nga përmbajtja e bisedave të sekuestruara, SPAK identifikon se personi i quajtur “Labi” është Elgerti Bixha.

Sipas dosjes, Agasi synonte ta emëronte Bixhën administrator në një shoqëri private, e cila kishte fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga Gjiknuri.

Hetimi thekson se Gjiknuri konsiderohej si “pengesë” për realizimin e këtyre përfitimeve, çka çon në diskutime për mënyra të tjera presioni për ta “hequr” këtë pengesë.

Në një mesazh të datës 06.03.2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet tekstualisht: “Do ja *i robt, do fusim çunat pastaj”.

Sipas SPAK-ut, kjo frazë interpretohet si përdorim i lidhjeve me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të ushtruar presion dhe për të eliminuar pengesat ndaj interesave të grupit.

Dosja lidh këtë rrethanë edhe me pengmarrjen e shtetasit Gerond Meçe, duke theksuar se i njëjti “modus operandi” ishte përdorur më herët edhe ndaj ish-ministrit Gjiknuri, përmes ankesave të shumta pranë KPP-së, me qëllim bllokimin e procedurave të prokurimit pranë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

SPAK vlerëson se krijimi artificial i pengesave administrative, presioni dhe përdorimi i rrjeteve informale, përbëjnë një skemë të qëndrueshme kriminale, të ndërtuar mbi të njëjtën logjikë veprimi./Faktoje.al


Sondazh

Poll

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet