Tavë me kunguj, vezë dhe djathë, dreka perfekte nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Një recetë e shijshme, e thjeshtë dhe e shpejtë për një drekë të ngrohtë në familje. Tava me kunguj, vezë dhe djathë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja është një zgjedhje perfekte për një vakt të lehtë, por plot shije.
Përbërësit:
– 300 g kunguj
– 2 lugë gjelle miell
– 3 vezë
– 3 lugë gjelle qumësht
– 3 lugë gjelle djathë të grirë
– 1 tufë majdanoz
– Proshutë ose sallam sipas dëshirës
– Arrë moskat
– Piper i kuq
– Kripë
– Piper i zi
Përgatitja:
Presim kungujt në disqe, i spërkasim me miell, kripë dhe piper dhe i vendosim në një tavë qelqi të lyer me pak vaj ulliri.
Rrahim vezët me qumështin, shtojmë djathë të grirë, kripë, piper dhe arrë moskat. E shtojmë masën mbi kungujt, vendosim disa feta proshutë, e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë.




