Nga Petrit Vasili/
Edi Rama thotë që është i neveritshëm dhe i turpshëm slogani: "Shqipëria ju përket shqiptarëve".
Nder dhe lavdi sipas këtij palaços është që të themi: "Shqipëria i përket indianëve".
Deklaratë më të poshtër se sa ky besëprerë nuk ka thënë njeri kundër Shqipërisë.
Po si mundet që i urren kaq shumë shqiptarët ky njeri, megjithëse shqiptarët e bënë Kryeministër e Kryetar bashkie.
Po si s'u ngop që i përzuri një milion shqiptarë nga Shqipëria, por thotë që Shqipëria nuk është e shqiptarëve.
Po si s'u ngop që e vodhi dhe e plaçkiti kryq e themel Shqipërinë, por thotë që shqiptarët nuk paskan lidhje me Shqipërinë.
Po e kujt është Shqipëria, mor plehë njeri?
Apo tani që e shite Shqipërinë duhet ta justifikosh që thjesht ke shitur një plaçkë dhe jo atdheun e shqiptarëve prej mijëra vjetësh.
Maskara më të zi nuk ka parë Shqipëria në tre mijë vjet.
© SYRI.net