Operacion blic i SPAK, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë! Shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

26 Shtator 2026 | 10:37

SPAK ka zhvilluar këtë të shtunë një operacion blic në qytetin e Shkodrës ku mësohet se është vënë në pranga një 50-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. I arrestuari është identifikuar si Bledar Cafi.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër. Mësohet se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në njoftimin e policisë , bëhet me dije se po vijon puna për kapjen e një personi tjetër, i cili gjatë operacionit nuk u gjet në banesë. Mësohet se në kërkim është shpallur Endrit alias Indrit Dokle.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Operacioni nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, nën drejtimin e SPAK.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetër, i cili gjatë operacionit nuk u gjet në banesë.

Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, konkretisht Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, DVP Shkodër dhe BKH, nën drejtimin e SPAK, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe të vendimit të Gjykatës, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit personal ndaj një shtetasi, si dhe kryerjen e kontrolleve për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi tjetër, i shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit, në Shkodër u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit B. C., 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 25.09.2026, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin shtetasit në kërkim E. D., alias I. D., 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, person në kërkim që prej vitit 2024, për të cilin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë kontrolleve, ky shtetas nuk u gjet dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishte vjedhur një automjet, gjatë arratisjes goditi 4 makina! Vihet në pranga 30-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi ai ka vjedhur një automjet. Sipas njoftimit, autori...
10:25 | 26/09/2026

Arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas, ishte shpallur në kërkim për trafik droge

Një 53-vjeçar ukrainas është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për trafik të lëndëve narkotike, në...
09:40 | 26/09/2026

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash: Ja rrugët që do të kufizohet qarkullimi

Policia e Shtetit ka dalë këtë të shtune me një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi e cila...
09:08 | 26/09/2026