Operacion i befasishëm i SPAK/ Arrestohet në Shkodër Bledar Cafi! Rishpallet në kërkim Indrit Dokle
Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lart&e...
Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lart&e...
Altin Preka, efektiv i Policisë së Shkodrës, rrëfen për “Piranjat” historinë e përplasjeve të tij me epror...
Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit të Durr&e...
Banorët e Ksamilit kërkojnë nga hartuesit e Reformës Territoriale, që të merret parasysh propozimi i opozitës për shk&...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.01 lekë dhe do shitet me 81.3 lekë. Ndër...
Një bashkëpunim mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe agjencive partnere ndërkombëtare ka çuar në arrestim...
E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore...
Gjermania synon të zgjerojë bashkëpunimin ushtarak me qeverinë e re të Hungarisë, deklaroi sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Bor...
Pas një periudhe gati trevjeçare pa një kryediplomat të konfirmuar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e së premtes në lagjen “Agios Panteleimona” të Athinës, ku një s...

Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”. Gjatë këtij aksioni të zhvilluar në disa zona të vendit, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Bledar Cafi, si dhe u ushtruan kontrolle për lokalizimin e Endrit (Indrit) Dokles, i cili u rishpall në kërkim pasi nuk u gjet në banesë.
Kapja e 50-vjeçarit Bledar Cafi u realizua në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në qytetin e Shkodrës. Aksioni u krye në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të datës 25 shtator 2026, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg”.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, Bledar Cafi akuzohet për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale.
Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, forcat ligjzbatuese ushtruan kontrolle të imtësishme në ambientet që i përkasin 43-vjeçarit Endrit (Indrit) Dokle, i lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Dokle figuron person në kërkim që prej vitit 2024 me masë sigurie “Arrest me burg” për të njëjtat akuza që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe grupin e strukturuar kriminal.
Gjatë kontrolleve të befasishme të ushtruara në vendbanimet e tij, Endrit Dokle nuk u gjet nga forcat e policisë. Për këtë arsye, ai është rishpallur në kërkim dhe strukturat hetimore po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Operacioni “Muri i Lartë” u realizua përmes koordinimit të rreptë mes strukturave kryesore operacionale dhe hetimore në vend. Në terren vepruan Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, të cilat punuan në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit nën udhëheqjen e SPAK-ut.
Banorët e Ksamilit kërkojnë nga hartuesit e Reformës Territoriale, që të merret parasysh propozimi i opozitës për shk&...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.01 lekë dhe do shitet me 81.3 lekë. Ndër...
Një bashkëpunim mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe agjencive partnere ndërkombëtare ka çuar në arrestim...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një deklaratë publike ka denoncuar situatën ekonomike në vend, duke e cil...
Pas një periudhe gati trevjeçare pa një kryediplomat të konfirmuar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e së premtes në lagjen “Agios Panteleimona” të Athinës, ku një s...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime, por edhe ...
Pas alarmit të dhënë për hyrjen në Shqipëri të një loti të kontaminuar djathi "Brie" nga Italia, zbardhet nga media...
reshjet e shiut gjatë pasdites së sotme kanë shkaktuar probleme pranë tunelit në Shkopet, ku masive gurësh dhe dherash janë s...
Ai që nisi si një hetim mbi mënyrën e dhënies së tenderëve të AKSHI-t, tashmë është kthyer në nj&eum...