Sipas LAMM-it, lëvizja në rrugët shtetërore vijon normalisht, ndërsa në pjesën më të madhe të tyre sipërfaqet janë të lagura.
Të lidhura
None found
Jashtë zonave urbane është vërejtur një shtim i fluksit të automjeteve. Megjithatë, në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk raportohen pritje të gjata, as për hyrje dhe as për dalje nga vendi.
Autoriteti u bën thirrje drejtuesve të përshtatin shpejtësinë, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes gjatë drejtimit, veçanërisht në segmentet që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku mund të ketë rrëshqitje dheu. Paralajmërimi vlen në mënyrë të veçantë për rrugët Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
