SPAK operacion në Shkodër dhe Tiranë, arrestohet Bledar Cafi! Indrit Dokle i shpëton policisë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2026, 10:40 | Kronikë

SPAK operacion në Shkodër dhe Tiranë, arrestohet Bledar Cafi!

Një 50-vjeçar është arrestuar në Shkodër gjatë një operacioni për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge.

Në pranga ka rënë Bledar Cafi, 50 vjeç, i cili u arrestua në banesën e tij në orët e para të mëngjesit. Për të, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzat që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe grupin e strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit, policia ka kontrolluar edhe banesat dhe pronat që i përkasin Indrit Dokles, 43 vjeç, i cili është shpallur në kërkim që prej vitit 2024.

Por Dokle nuk është gjetur në banesë dhe ka mundur t’i shpëtojë arrestimit. Policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Operacioni është zhvilluar në Shkodër nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe BKH-së, nën drejtimin e SPAK.



(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos