
Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhjen e një automjeti është arrestuar në Durrës, pas një tentative për t’iu shmangur Policisë.
Sipas informacionit të dhënë, Mariglen Kondi drejtoi automjetin me shpejtësi për t’i shpëtuar ndjekjes dhe gjatë lëvizjes përplasi katër automjete të tjera.
Pas përplasjeve, ai braktisi makinën dhe tentoi të largohej me vrap./Versus.al

