Identifikohen personat që gjenden ende nën rrënoja në godinën që u rrëzua një ditë më parë në lagjen Plakes të Athinës, pas një shpërthimi.
Sipas informacioneve ekskluzive të korrespondentit të Top Channel, Artur Bibe, nga viktimat janë shqiptaro amerikanë të cilët gjendeshin në Athinë për turizëm.
tre shqiptarët që humbën jetën janë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha (motër e vëlla), si dhe Eris Cani (bashkëshortja e Florin Hoxhës). Ndërsa tre viktimat e tjera janë Ian Alexander Kirpatrick (bashkëshorti i Florida Hoxhës) dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.

Florin Hoxha

Florida Hoxha

Në të majtë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick dhe në djathtë Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. Të katërt humbën jetën në shpërthimin e djeshëm.
Deri tani janë gjetur dy trupa, ndërkohë autoritetet thonë se s’ka asnjë të mbijetuar.
Top Channel