Reshjet e para të borës zbardhin Bjeshkët e Tropojës

Nga A2 CNN
26 Shtator 2026, 10:33 | Aktualitet

Reshjet e para të borës zbardhin Bjeshkët e Tropojës

Reshjet e para të borës janë regjistruar në zonat e larta malore të Tropojës, në qarkun e Kukësit.

Gjatë orëve të mëngjesit, dëbora ka mbuluar pjesë të Bjeshkëve të Tropojës, ndërsa temperaturat në zonat e larta kanë shënuar rënie.

Pamje nga zona e Markofçës, të publikuara në rrjetet sociale nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, tregojnë malet dhe pemët të mbuluara nga bora.

Ndërkohë, drejtuesit e automjeteve që lëvizin drejt zonave të larta malore këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të kushteve atmosferike dhe ndryshimit të temperaturave.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos