Dalin pamjet nga operacioni i SPAK në Shkodër, momenti i arrestimit të 50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë (VIDEO)
Janë publikuar pamjet nga operacioni i SPAK i zhvilluar këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës. Në pamje, duket momenti i arrestimit të 50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Bledar Cafi.
Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Shkodër. Siç shihet edhe nga pamjet, forca të shumta policie kanë marrë pjesë në operacion.
Cafi akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gjithashtu lidhur me këtë operacion është shpallur në kërkim Endrit alias Indrit Dokle. Policia po vijon punën për kapjen e tij pasi ai nuk u gjet në banesë gjatë operacionit.
Operacion blic i SPAK, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë! Shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)
Dosja e ‘SHISH’, Bashkimi Europian: Kemi besim të plotë te SPAK
Kishte vjedhur një automjet, gjatë arratisjes goditi 4 makina! Vihet në pranga 30-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 10:38 Polonia i ofron stimuj financiarë SHBA-së, teksa përparojnë bisedimet për bazën ushtarake
- 10:37 Operacion blic i SPAK, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë! Shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)
- 10:30 Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil
- 10:30 Dosja e ‘SHISH’, Bashkimi Europian: Kemi besim të plotë te SPAK
- 10:25 Kaos me pasoja serioze, agjentët e OpenAI dalin jashtë kontrollit! Implikohen faqet e qeverisë amerikane
- 10:25 Kishte vjedhur një automjet, gjatë arratisjes goditi 4 makina! Vihet në pranga 30-vjeçari në Durrës (VIDEO)