AKTUALITET /

VIDEO/ Pas tre vitesh mungesë, SHBA-ja rikthen ambasadorin në Tiranë: Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave

Marrja e detyrës prej tij i jep fund një periudhe prej gati tre vitesh gjatë së cilës SHBA-ja nuk kishte ambasador në Shqipëri.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pas tre vitesh mungesë, SHBA-ja rikthen ambasadorin në

Eric Wendt ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do t’i paraqesë letrat kredenciale Presidentit të Republikës dhe do të nisë zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Ai mbërriti dje në Tiranë. Marrja e detyrës prej tij i jep fund një periudhe prej gati tre vitesh gjatë së cilës SHBA-ja nuk kishte ambasador në Shqipëri.

I propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht, Wendt sjell një përvojë mbi 34-vjeçare në ushtrinë amerikane.

Gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste drejtuese në Forcat Speciale “Green Berets” dhe ka drejtuar Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Tags:

eric wendt

Poll