Arrestimi i ish-drejtueses së SHISH, BE: Besim të plotë te SPAK për hetimin

Bashkimi Europian ka shmangur komentet e drejtpërdrejta për dosjen e Vlora Hysenit, por nga Brukseli është përcjellë mbështetje e qartë për SPAK-un në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar.

Të lidhura

None found

Çështja u komentua nga Guillaume Mercier, zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, i cili u pyet për masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtueses së SHISH. Ai theksoi se Komisioni nuk merr qëndrim për raste që janë ende në proces gjyqësor.

Megjithatë, krahas qëndrimit për të mos komentuar çështjen konkrete, Mercier nënvizoi se institucionet europiane i ndjekin nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës.

“Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces, por ajo që mund të themi është se ne i ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm”, deklaroi Mercier.

Zëdhënësi i Komisionit Europian u shpreh gjithashtu në favor të punës së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Kemi besim të plotë tek aftësia e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar”, tha ai.

Kështu, Brukseli nuk ka shprehur asnjë vlerësim mbi fajësinë apo pafajësinë e Vlora Hysenit dhe as mbi provat e përfshira në dosje. Në aspektin institucional, mesazhi i BE-së lidhet me mbështetjen ndaj SPAK-ut dhe vijimin e procesit hetimor.

Mercier bëri të ditur se komunikimi mes Bashkimit Europian dhe autoriteteve shqiptare vazhdon.

“Në një këndvështrim më të gjerë, ne jemi gjithmonë në kontakt me homologët shqiptarë”, tha zëdhënësi i BE-së.


Shtuar më 26.09.2026 11:18

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet