Ambasadori amerikan: Trump e paralajmëroi Xi-në që të mos e mbështesë Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, e paralajmëroi drejtpërdrejt udhëheqësin kinez, Xi Jinping, kundër ofrimit të ndihmës për Iranin gjatë bisedimeve të tyre në Uashington, sipas ambasadorit amerikan në Kinë, duke dhënë detaje të reja për një çështje që kishte qenë në qendër të vëmendjes gjatë vizitës së Xi-së në Shtetet e Bashkuara.
Ambasadori David Perdue, i cili mori pjesë në takimet dypalëshe, tha për CNBC se Trumpi e bëri të qartë se çdo ndihmë kineze për Teheranin – përfshirë informacionet e inteligjencës, komponentët ose pajisjet ushtarake – ishte “plotësisht e papranueshme”.
“Ne mendojmë se ka pasur mbështetje të tërthortë, por nuk ka prova të drejtpërdrejta. Jemi shumë të shqetësuar për këtë mbështetje të tërthortë dhe këtë e kemi bërë shumë të qartë”, tha Perdue.
Ndërkaq, një intervistë tjetër për Fox News, Perdue tha se Pekini i ka dhënë garanci Uashingtonit se nuk po ofron një ndihmë të tillë.
“Ne kemi parë tashmë zhvillime… Kjo është ajo që përfshin zotimi. Ata na siguruan dje se nuk po e bëjnë këtë”, tha ai.
Këto deklarata vijnë pasi ligjvënësit amerikanë dhe ekspertët e sigurisë kombëtare i bënë thirrje Trumpit që të përballej me Xinë lidhur me akuzat se entitete kineze e kanë ndihmuar Iranin përmes informacioneve satelitore, komponentëve të armëve dhe përmes blerjes së naftës iraniane që është nën sanksione.
Pekini ka mohuar se i ka ofruar Teheranit mbështetje ushtarake ose të inteligjencës.
Në vend të kësaj, Xi publikisht bëri thirrje që Uashingtoni dhe Teherani t’u kthehen negociatave që synojnë përfundimin e luftës, që ka nisur në fund të shkurtit, dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Pezeshkian: Irani qëndron i vendosur kundër SHBA-së dhe Izraelit, i llogaritën gabim sanksionet
Polonia i ofron stimuj financiarë SHBA-së, teksa përparojnë bisedimet për bazën ushtarake
Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil
- 11:11 Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për ceremoninë e nisjes së mandatit si Ambasador i SHBA në Tiranë
- 11:05 Pezeshkian: Irani qëndron i vendosur kundër SHBA-së dhe Izraelit, i llogaritën gabim sanksionet
- 10:53 Dalin pamjet nga operacioni i SPAK në Shkodër, momenti i arrestimit të 50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë (VIDEO)
- 10:38 Polonia i ofron stimuj financiarë SHBA-së, teksa përparojnë bisedimet për bazën ushtarake
- 10:37 Operacion blic i SPAK, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë! Shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)
- 10:30 Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil