Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Çfarë e lidh Bledar Cafin me Indrit Doklen?! Dy "shënjestrat" e SPAK të akuzuar për trafik droge dhe organizatë kriminale

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë e lidh Bledar Cafin me Indrit Doklen?! Dy
FotoArkive: Bledar Cafi dhe Indrit Dokle

Bledar Cafi dhe Indrit Dokle alias Endrit Dokle kanë qenë në qendër të operacionit të sotëm të Prokurorisë së Posaçme. Ata akuzohet për disa vepra të rënda penale që lidhen me trafikimin e drogës, grupin kriminal, dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale.

Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, DVP Shkodër dhe BKH, nën drejtimin e SPAK, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme dhe të vendimit të Gjykatës, kanë ushtruar kontrolle sot në Shkodër e Tiranë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Muri i Lartë”, në Shkodër u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Bledar Cafi, 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 25.09.2026, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin shtetasit në kërkim Endrit Dokle alias Indrit Dokle, 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, person në kërkim që prej vitit 2024.

Edhe për të, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Si Bledar Cafi dhe Indrit Dokle konsiderohen personazhe me ndikim të fortë në botën e krimit dhe deri tani, nuk ka më tepër detaje se çfarë i lidh këta persona, për të cilët prokurori Adnan Xholi ka firmosur urdhërarrestet e miratuar nga Gjykata e Posaçme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese