AKTUALITET, 26 September 2026, 11:20

Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Presidentit Begaj, merr zyrtarisht detyrën si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri

Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Presidentit Begaj, merr zyrtarisht

Mëngjesin e sotëm mbërri në Pallatin e Brigadave Eric Wendt, i cili i dorëzojë letrat kredenciale Presidentit Begaj, për të nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Të mërkurën parashikohet që ambasadori Eric Wendt do të ngjisë shkallët e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zhvilluar takimin e parë me ministrin Ferit Hoxha.

Ditën e premte, më 2 tetor, Ambasada Amerikane në Tiranë do të organizojë në një hotel në qendër të kryeqytetit ceremoninë e prezantimit të ambasadorit të ri.

Kjo pritje mbart një rëndësi të veçantë politike, pasi vëmendja do të përqendrohet tek lista e të ftuarve dhe, veçanërisht, prania apo mungesat nga të dy krahët e politikës.

Gjatë dëgjesës në Senatin Amerikan, Eric Wendt paraqiti katër prioritete të cila do ta udhëheqin mandatin e tij:

1-Mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane, përfshirë mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtare.

2-Mbështetja e progresit të Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

3-Promovimi i diplomacisë ekonomike dhe tregtare në dobi të qytetarëve.

4-Fokusi te njerëzit e ambasadës, duke përfshirë një linjë pune që e quajti “Faktorët njerëzorë”, e cila do të synojë përdorimin e mënyrave standarde dhe kreativitet.

Ish-gjenerali Eric Wendt e nis misionin e tij diplomatik në Shqipëri, pas një periudhe 3-vjeçare gjatë së cilës Washingtoni hasi vështirësi në Senat për të sjellë një ambasador, që nga mbarimi i mandatit të Yuri Kim në Qershor 2023.