Aktualitet Rajoni

Shembja e godinës në Athinë, identifikohen 3 shqiptarët që humbën jetën!

Identifikohen personat nën rrënoja, në godinën e rrëzuar një ditë më parë në lagjen Plakes të Athinës, pas një shpërthimi.

Sipas informacioneve ekskluzive të korrespondentit të Top Channel, Artur Bibe, viktimat janë shqiptaro-amerikanë, të cilët gjendeshin për turizëm në kryeqytetin e Greqisë.

Tre shqiptarët janë, Florin Hoxha e Florida Hoxha (motër e vëlla), si dhe Eris Cani.

Florin Hoxha

Florida Hoxha

Ndërkohë, 3 personat e tjerë nën rrënoja janë: Ian Alekxander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe Athina  Papapresku.

Deri tani janë gjetur dy trupa. Autoritetet thonë se nuk ka asnjë të mbijetuar nën gërmadha.