web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bum turistik në Tiranë/ Hotelet, të rezervuara edhe në vjeshtë

26 Shtator 2026, 11:34, Aktualitet CNA

Bum turistik në Tiranë/ Hotelet, të rezervuara edhe në

Tirana po përjeton një bum turistik në vjeshtë, duke thyer mitin e sezonit vetëm në muajt e verës.

Pas një vëzhgimi të CNA-së në terren, por edhe në biseda me ekspertët e turizmit, këta të fundit konfirmojnë një rritje të ndjeshme të fluksit të vizitorëve gjatë muajit shtator, si edhe të rezervimeve në tetor. Ky fenomen është nxitur edhe nga ulja e çmimeve të biletave të fluturimeve gjatë kësaj periudhe.

Si pasojë e këtij bumi gjetja e një dhome hoteli në qendër të kryeqytetit dhe përgjatë zonës së Unazës është kthyer në një mision pothuajse të pamundur.

Hotelet kryesore dhe ato në zonat kyçe rreth Bllokut dhe qendrës rezultojnë të bllokuara me nivele të larta rezervimesh nga vizitorë të huaj, të cilët zgjedhin Tiranën për turizmin e qytetit, por edhe për konferenca.

Referuar raporteve të fundit të INSTAT vetëm gjatë 8-mujorit të këtij viti vendi ka regjistruar shifra rekord prej mbi 9.4 milionë vizitorësh të huaj, një rritje prej 5.3% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkaq për strukturat akomoduese numri i përgjithshëm i vizitorëve ka shënuar rritje dyshifrore krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku vetëm në muajt e pikut veror strukturat akomoduese shënuan rritje vjetore prej 15.2% të vizitorëve të akomoduar.

Shifrat e INSTAT konfirmojnë se shkalla e shfrytëzimit dhe net-qëndrimet në hotele kanë pësuar rritje të ndjeshme edhe gjatë kalimit nga vera në vjeshtë në zonat urbane, duke dëshmuar se Tirana është shndërruar në një destinacion gjithëvjetor.

Ulja e çmimeve të biletave ajrore në këtë periudhë ka shërbyer si katalizatori kryesor për të tërhequr turistë evropianë, por edhe ata të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Për shkak të kësaj mbingarkese vizitorët po detyrohen të kërkojnë akomodim në zona më periferike të Unazës së Madhe ose në apartamente me qira ditore, pasi hotelet tradicionale në qendër janë të tejmbushur./ CNA





Lajmet e fundit nga