E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ambasadori amerikan merr detyrën, Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Presidenti Begaj

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt do të marrë zyrtarisht detyrën diplomatike në Tiranë këtë të shtunë.

Diplomati do të dorëzojë letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Pas ceremonisë, ambasadori Wendt dhe kreu i shtetit do të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

Eric Wendt pason në detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua nga posti në qershor të vitit 2023.

Që prej largimit të saj, misioni diplomatik amerikan në Tiranë është drejtuar nga Nancy VanHorn, në cilësinë e të ngarkuarës me punë të Shteteve të Bashkuara.

Wendt u konfirmua nga senati amerikan si ambasador i SHBA-së në Shqipëri.

Gjatë fjalimit të tij para komitetit për punët e jashtme ne senat Wendt deklaroi se prioritet kryesor i mandatit të tij do të jetë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ai gjithashtu  u shpreh se do të fokusohet veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si dhe në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ambasadori i ri amerikan ka vlerësuar gjithashtu rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe ka shprehur mbështetje për rritjen e investimeve amerikane në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.