Sport

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë!

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Rolando Maran ka përzgjedhur 23 lojtarët që do të jenë të gatshëm për sfidën e sotme kundër Bjellorusisë në Nations League.

FSHF-ja dërgoi në UEFA listën përfundimtare me emrat sfidën e mbrëmjes në Arenën Kombëtare e që do të transmetohet direkt në Digitalb.

Tekniku Maran ka bërë zgjedhjet e tij, duke dërguar në tribunë 4 nga lojtarët e grumbulluar fillimisht për këtë takim.

Feta Fetai, Luis Hasa, Sebah Kerjota dhe portieri Simon Simoni do ta shohin nga tribuna ndeshjen ndaj Bjellorusisë.