U arrestua me urdhër të SPAK, kush është Bledar Cafi, i dënuar në Itali për trafik dr'oge

Bledar Cafi, 50 vjeç, i konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Cafi rezulton person me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe është dënuar më herët në Itali për trafik narkotikësh.
Më 4 qershor 2020, Gjykata e Triestes e dënoi Cafin me 4 vite e 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe më 25 janar 2021 në Shkodër nga policia shqiptare me qëllim ekstradimin drejt Italisë për të vijuar vuajtjen e dënimit.


