Shembja e godinës në Athinë, motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën

Aktualitet

Publikuar: 26/09/2026

Shembja e godinës në Athinë, motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën

Identifikohen personat që gjenden ende nën rrënoja në godinën që u rrëzua një ditë më parë në lagjen Plakes të Athinës, pas një shpërthimi.


Sipas informacioneve ekskluzive të korrespondentit të Top Channel, Artur Bibe, nga viktimat janë shqiptaro amerikanë të cilët gjendeshin në Athinë për turizëm.

Tre shqiptarët janë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha (motër e vëlla) dhe Eris Cani.

Ndërkohë 3 personat e tjerë nën rrënoja janë: Ian Alekxander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe Athina  Papapresku.

Deri tani janë gjetur dy trupa, ndërkohë autoritetet thonë se s’ka asnjë të mbijetuar nën rrënoja.