Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bledar Cafi, jetëshkrimi i të fortit të Shkodrës që hyn e del në burg disa herë, si ka qenë e kaluara e tij kriminale

Shkruar nga Newsbomb
Bledar Cafi, jetëshkrimi i të fortit të Shkodrës që hyn
Bledar Cafi, arrestimi i të fortit të Shkodrës

Bledar Cafi, personazhi që u arrestua sot në mëngjes nga blutë e Shkodrës, është një personazh I botës së krimit I arrestuar disa herë dhe “del pa u lagur” nga dyert e burgjeve dhe gjykatave.

I forti I Shkodrës përmendet në shumë ngjarje kriminale. Sot është 46 vjeç, por në 2021, u arrestua sërish se akuzohej për vrasjen e Shyqyri Mustafajt në 27 korrik 2001. Nuk u shpall kurrë i fajshëm pasi hetuesit nuk gjetën dot prova për ti atribuuar krimin. Pavarësisht se gjykata e Shkodrës doli me vendimin se Shyqyriu u vra në banesën e tij nga Gani, Asllan dhe Bledar Cafi. Mustafaj u ekzekutua pasi nuk e kishte lejuar vajzën të shoqërohej me një nga familjarët e tij, duke e larguar nga Shkodra dhe duke e martuar në Tiranë.

Vite më parë, është prangosur edhe nga Interpoli, në Lyon të Francës pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në tetor 2009, atëkohë vetëm 30 vjeç dhe po jetonte në Francë. Atë kohë, akuzohej për disa vepra penale si vrasje, përdorim eksplozivi dhe armësh.

Operacioni “Forca e Ligjit” në janar 2021 futi në sitë edhe pasurinë e Bledar Cafit. Rezultoi që ai kishte bashkëpronësi me 7 trashëgimtarë të tjerë të një prone me dëshmi trashëgimie nga I ati, Asllani, që ishte legalizuar në vitin 2011 dhe e kaluar në bashkëpronësi në vitin 2017. Mbi këtë pasuri u ngrit resorti “Prince of Lake” me disa biznese, lavazh, Bar-Kafe, restorant dhe hotel.

Cafi zotëron 45% të aksioneve të kompanisë së peshkimit “Dajlani” në Shkodër. Në emër të tij janë edhe 2 automjete me vlerë 9500 euro në total. Por kur agjentët e OFL kërkuan llogaritë bankare panë se në dy llogari u gjet një shumë qesharake prej 100 dhe 200 mijë lekësh të vjetra, në një bankë të nivelit të dytë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese