Italia në “krizë” edhe pas rikthimit të Mancinit, humb 2-0 në shtëpi kundër Belgjikës
Gjashtë muaj pas dështimit për t’u kualifikuar për Kupën e Botës për të tretën herë radhazi, Italia ende po vuan.
Italia u mposht 2-0 në shtëpi nga Belgjika, në Ligën e Kombeve të premten, në ndeshjen e parë të “Azzurrëve” që nga humbja në “play-off” ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në mars.
Roberto Mancini shënoi rikthimin e tij në stolin e Italisë tre vjet pasi braktisi punën për një marrëveshje fitimprurëse për të drejtuar Arabinë Saudite dhe dukej i frustruar në vijën anësore.
Nga bankina tjetër, ndeshja e djeshme ishte një debutim i suksesshëm për trajnerin e ri të Belgjikës, Mark van Bommel.
Vetëm 47,155 spektatorë u paraqitën në stadiumin Olimpico me 70,000 vende dhe tifozët vendas po fishkëllenin që në minutën e 20-të pasi Mika Godts i kaloi belgët në avantazh me golin e tij të parë ndërkombëtar.
Dodi Lukebakio dyfishoi avantazhin e Belgjikës në mesin e pjesës së dytë. Pas ndeshjes, lojtarët italianë u fishkëllye nga tifozët e saj teksa largoheshin nga fusha.
“Kur humbasim, askush nuk është i lumtur”, tha Mancini.
Michael Olise barazon rekordin 68-vjeçar, 9 asistime me Francën në një vit
Zidane nis me fitore aventurën në Nations League, Franca merr 3 pikë në Turqi! Mbappe del i dëmtuar nga fusha
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash: Ja rrugët që do të kufizohet qarkullimi
- 12:01 Melanie Trump flet për raportin “e trazuar” me të birin: Është i lumtur që unë merrem me punët e mija
- 11:53 Hakerët që sulmuan sistemet e FBI-së kanë akses në ekzaminimet mjekësore të agjentëve, ja çfarë kërkojnë
- 11:44 Momenti i mbërritjes së ambasadorit të ri të SHBA në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
- 11:26 Ambasadori amerikan: Trump e paralajmëroi Xi-në që të mos e mbështesë Iranin
- 11:11 Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për ceremoninë e nisjes së mandatit si Ambasador i SHBA në Tiranë
- 11:05 Pezeshkian: Irani qëndron i vendosur kundër SHBA-së dhe Izraelit, i llogaritën gabim sanksionet