Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedia në Athinë/ Motër e vëlla mes viktimave, zbardhen emrat e 3 shqiptarëve

    Shpërthim i fuqishëm në Athinë, 6 persona nën rrënoja/ Mes tyre dyshohet se janë 3 shqiptarë

    Operacioni “Muri i Lartë”/ Arrestohet Bledar Cafi në Shkodër, në kërkim Endrit Dokle

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tragjedia në Athinë/ Motër e vëlla mes viktimave, zbardhen emrat e 3 shqiptarëve
    Aktualitet

    Tragjedia në Athinë/ Motër e vëlla mes viktimave, zbardhen emrat e 3 shqiptarëve

    September 26, 2026

    Zbardhen identitetet e gjashtë viktimave të shpërthimit të fuqishëm që shkaktoi shembjen e një godine në lagjen historike të Plakës në Athinë. Mes viktimave janë edhe tre shqiptarë, të cilët sipas informacioneve të korrespondentit të Top Channel, Artur Bibe, kishin shtetësi shqiptare dhe amerikane dhe ndodheshin në Athinë për qëllime turistike.

    Bëhet fjalë për motër e vëlla, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha, si dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës.

    Tre viktimat e tjera janë Ian Alexander Kirkpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, si dhe Edmond Hings dhe Athina Papapresku, pronarët e godinës ku ndodhi shpërthimi.

    Deri tani, autoritetet greke kanë mundur të nxjerrin dy trupa nga rrënojat, ndërsa vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për lokalizimin, identifikimin dhe nxjerrjen e viktimave të tjera.

    Sipas autoriteteve greke, nuk ka të mbijetuar mes personave që ndodheshin në godinën e shembur.

    Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në zonën e Plakës, një prej lagjeve historike të Athinës. Një shpërthim i fuqishëm shkaktoi shembjen e godinës, duke zënë poshtë rrënojave gjashtë persona.

    Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë punën në terren për nxjerrjen e trupave.

    Athinë Motër e vëlla shqiptarë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedia në Athinë/ Motër e vëlla mes viktimave, zbardhen emrat e 3 shqiptarëve

    September 26, 2026

    Shpërthim i fuqishëm në Athinë, 6 persona nën rrënoja/ Mes tyre dyshohet se janë 3 shqiptarë

    September 26, 2026

    Operacioni “Muri i Lartë”/ Arrestohet Bledar Cafi në Shkodër, në kërkim Endrit Dokle

    September 26, 2026

    Houthit sulmojnë Arabinë Saudite me raketa e dronë, reagon Këshilli i Sigurimit i OKB-së

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.