Zyrtarisht në detyrë/ Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale, nis misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Begaj, ambasadori i SHBA largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore ...
Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Begaj, ambasadori i SHBA largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore ...
Në kërkim nga SPAK/ Si i shpëtoi policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit Indrit Dokle! Planet e Ervis ...
“Shqipëria ka zgjedhur novacionin”/ Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet ...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 118-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
• Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”. • Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga janë caktuar dy masa sigurie, ndërsa një prej tyre është ekzekutuar në Shkodër. • Bëhet me dije se gjatë operacionit është vënë në pranga 50-vjeçari Bledar Çafi. • Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër. • Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. • Po ashtu është lëshuar urdhërarrest për Indrit Doklen, një emër i shumëpërfolur i botës së krimit dhe ish-anëtar i bandës së Durrësit. Dokle është shpallur sërish në kërkim me urdhër të SPAK i akuzuar për trafik droge si pjesë e grupit të ‘Rrajave’. • Masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj Dokles u caktua një ditë më parë me vendim të GJKKO-së. Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në vendet që i përkasin Indrit Dokles, por ish-anëtari i bandës së Durrësit nuk u gjet aty.
4 artikuj për këtë temë.

TIRANË- SPAK ka lëshuar për herë të parë urdhërarrest për ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Endrit (Indrit) Dokle, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Me urdhër të SPAK u ushtruan kontrolle në disa ambiente në pronësi të Dokles, por ai nuk u gjet aty. Indrit Dokle deri më tani ishte shfaqur në dosjet e SPAK si objektiv i planeve për eliminimin e tij.
Po kush është Endrit Dokle?
Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.
Si pjesë e Bandës së Durrësit, Indrit Dokle ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krimet e kryera, por në janar 2020 fitoi lirinë me vendim të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ajo i shuajti dënimin e përjetshëm duke e konvertuar në 25 vite burg dhe më pas e liroi me kusht, duke i kaluar 5 vitet e mbetura në shërbim prove. Dokle kishte qëndruar në qeli që prej vitit 2005. Prokuroria e Krujës e ankimoi vendimin, duke argumentuar se Dokle është një përsëritës krimesh dhe nuk plotësonte kushtet ligjore për lirimin me kusht, por kërkesa është ende në Apel dhe nuk është caktuar ende data për shqyrtimin e saj.
Si u bë Indrit Dokle armiku i Lul Berishës?
Adriatik Coli, rrëfeu para gjykatës në vitin 2009, se për vrasjen e Lul Berishës, ata donin të pajtonin Emiljano Shullazin dhe Dritan Dajtin, por të dy, kërkuan 200 mijë euro. Krisja e parë e bandës ndodh kur Lul Berisha i kthen shpinën Klodian Saliut në vrasjen Marsel Sotirës, i cili u nxorr në pritë nga “Miss Skrapari”.
Por anëtarët e bandës, Indrit Taullai dhe Klodian Saliu, zbuluan se Lul Berisha iu kishte zbuluar krahët. Adriatik Coli rrëfen: “Ata thanë: Si na e bëri Luli këtë gjë. Kështu që kur kthehem nga Italia, Klodi kthehet në Qershor të vitit 2000, më thërret te shtëpia. U futëm te kuzhina dhe më pyet për ngjarjen e Marsel Sotirit si ndodhi që iket dhe unë i shpjegova. Klodi bindet që ja kishin me të futur Lul Berisha dhe Plaurenti…”.
Kështu, në vitin 2003, banda u nda në dy celula të ndara nga njëra-tjetra të cilat filluan të funksionojnë të ndara, për hesap të Lul Berishës dhe Klodian Saliut. Saliu dhe Lul Berisha porositën 15 kilogramë, për të cilën kishin bashkuar paratë për ta blerë tek dy turq. Nga porosia që erdhi, u pa se vetëm 3.5 kilogram heroinë ishte e pastër, ndërsa pjesa tjetër ishte zhavorr. Atë që erdhi e mori Klodi, ndërsa lekët e Lul Berishës shkuan kot, duke sjellë edhe prishjen mes tyre.
Përplasjet në dukje të vogla kulmuan kur pas lirimit nga burgu të Klodian Saliut, ai kishte krijuar grupin e tij të ndarë nga Lul Berisha. Indrit Taullai, Julian Meçe, dhe Plaurent Dervishaj, ishin pjesë e grupit të Lul Berishës ndërsa Adriatik Coli dhe Indrit Dokle, pjesë e grupit të Klodian Saliut. Edhe pse dikur e kishte kapo, Dokle nuk e honepste dot Lul Berishën. Ndërsa Berisha i cilësonte Indrit Doklen dhe shokët e tij “kalamaj”. Kjo solli acarimin e Klodian Saliut, ndërkohë që grupi ishte ndarë tashmë, dhe siç thoshte Shkëlqim Saliu “ata çuna nuk ishin kalamaj, por burra që i kishin lyer duart me gjak”.
Planet e Ervis Martinajt për ta eliminuar
Në dosjen “Plumbi i Artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dëshmuar se Ervis Martinaj, i zhdukur prej gushtit 2022, i kishte ofruar 500 mijë euro për vrasjen e Dokles, nga të cilat pretendonte se kishte marrë 100 mijë euro parapagim. Pas zhdukjes së Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022, Dokle u mor në pyetje nga hetuesit.
Familjarët e Martinajt kishin kërkuar të hetohej edhe pista e një hakmarrjeje të mundshme nga Dokle, nisur nga pretendimi i Dumanit se Martinaj kishte porositur vrasjen e tij. Emri i Dokles doli edhe në një tjetër procedim të SPAK. Më 2 qershor 2026, GJKKO dënoi Elvin Merlikën dhe Alket Xhixhën për sigurimin e kushteve për vrasjen e tij, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal./Dosja.al
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni “Muri i Lartë”, ku hetimet e ndjekura nga prokurori i SPAK Adnand Xholi, kanë zbuluar lidhje të ngushta me grupin kriminal të Rrajave. Me lëshimin e urdhërarresteve të fundit ndaj Bledar Çafit dhe Indrit Dokles, numri i të dyshuarve që përballen me masa sigurie në këtë dosje ka arritur në 17 persona.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Posaçme ka firmosur një masë të re sigurie “Arrest me burg” për shtetasin Endrit (Indrit) Dokle. Ndaj tij janë ngritur akuza për trafik ndërkombëtar të kokainës. Dokle nuk u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij gjatë operacionit “Muri i Lartë”.
Hetimet e udhëhequra nga prokurori Xholi kanë dokumentuar aktivitetin e grupit të Rrajave në trafikun e lëndëve narkotike dhe veprat e lidhura me krimin e organizuar. Përfshirja e emrave si Bledar Cafi, i arrestuar në Shkodër, dhe Indrit Dokle tregon për shtrirjen e këtij rrjeti në disa qarqe të vendit dhe jashtë tij./Dosja.al
SHKODËR- 50-vjeçari Bledar Çafi u arrestua gjatë operacionit të koduar “Muri i Lartë”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, BKH-ja dhe strukturat e tjera operacionale, nën drejtimin e SPAK. Çafi i njohur ndryshe edhe si “i forti” i Shkodrës” u kap në banesën e tij në orët e para të mëngjesit.
Ndaj tij GJKKO me vendim të datës 25 shtator 2026, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe akuza të tjera që lidhen me veprimtarinë e grupit.
Çafi është dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Më datë 4 qershor të 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Çafin me 4 vite dhe 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha.
“I forti” i Shkodrës” është përmendur në ngjarje të rënda kriminale në qytetin e Shkodrës, përfshirë dyshime apo akuza për gjakmarrjeje e vrasjeje, për të cilat nuk ka rezultuar gjithmonë i dënuar për mungesë provash Çafi përfshirjes në botën e krimit, 50-vjeçari dhe familja e tij kanë zotëruar ose administruar biznese të ndryshme në Shkodër, si njësi tregtare, bar-kafe dhe aktivitete tregtimi./Dosja.al

TIRANË- Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”. Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga janë caktuar dy masa sigurie, ndërsa një prej tyre është ekzekutuar në Shkodër.
Bëhet me dije se gjatë operacionit është vënë në pranga 50-vjeçari Bledar Çafi. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër.
Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Po ashtu është lëshuar urdhërarrest për Indrit Doklen. Në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin Indrit Dokles lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.
43-vjeçari është në kërkim që prej vitit 2024, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Operacioni nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, nën drejtimin e SPAK. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetër, i cili gjatë operacionit nuk u gjet në banesë.
Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, konkretisht Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, DVP Shkodër dhe BKH, nën drejtimin e SPAK, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe të vendimit të Gjykatës, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit personal ndaj një shtetasi, si dhe kryerjen e kontrolleve për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi tjetër, i shpallur në kërkim.
Në kuadër të operacionit, në Shkodër u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit B. C., 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 25.09.2026, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin shtetasit në kërkim E. D., alias I. D., 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, person në kërkim që prej vitit 2024, për të cilin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gjatë kontrolleve, ky shtetas nuk u gjet dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij./Dosja.al