AKTUALITET /

FOTO/ Shembja e godinës në Athinë, dy shqiptarë, motër e vëlla, mes viktimave

Shkruar nga Versus
FOTO/ Shembja e godinës në Athinë, dy shqiptarë, motër
Pamje nga shperthimi

Janë publikuar emrat e gjashtë personave që dyshohet se ndodheshin në ndërtesën e shembur pas shpërthimit të një dite më parë në lagjen Plaka të Athinës.

Mes tyre janë tre shqiptarë me shtetësi amerikane, të cilët kishin udhëtuar në Greqi për turizëm.

FOTO/ Shembja e godinës në Athinë, dy shqiptarë, motër
Florin Hoxha

Sipas informacioneve nga Topchannel, bëhet fjalë për Florin Hoxhën, motrën e tij Florida Hoxha dhe bashkëshorten e Florinit, Eris Cani. 

FOTO/ Shembja e godinës në Athinë, dy shqiptarë, motër
Florida Hoxha

Me ta ishte edhe Ian Alexander Kirkpatrick, bashkëshorti i Floridës.

FOTO/ Shembja e godinës në Athinë, dy shqiptarë, motër
Në të majtë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick dhe në djathtë Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. Të katërt humbën jetën në shpërthimin e djeshëm.

Dy personat e tjerë të përmendur janë Edmond Hings dhe Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.

Ekipet greke të shpëtimit kanë nxjerrë dy trupa nga rrënojat dhe po vijojnë kërkimet për katër personat e tjerë./Versus.al

 

Poll