Dhjetëra përdorues në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur padi ndaj prodhuesve të barnave për diabetin dhe rënien në peshë, mes tyre Ozempic. Ata pretendojnë se pas përdorimit të ilaçeve humbën pjesërisht ose plotësisht shikimin dhe se nuk ishin paralajmëruar mjaftueshëm për këtë rrezik.