Pas më shumë se një ore, përfundon takimi i ambasadorit Wendt me presidentin Begaj (VIDEO)

26 Shtator 2026 | 12:24

Ka përfunduar prej një orë e 25 minuta,, takimi i ambasadorit të ri të SHBA, Eric Wendt me presidentin Bajram Begaj.

Gjatë takimit, ambasadori i dorëzoi letrat kredenciale presidenti Begaj, duke nisur zyrtarisht misionin e tij në Shqipëri.

Wendt mbërriti në Shqipëri një ditë më parë dhe ceremonia në Presidencë shënon fillimin formal të mandatit të tij diplomatik në Tiranë.

Me emërimin e tij, përfundon edhe periudha thuajse trevjeçare gjatë së cilës Shtetet e Bashkuara nuk kishin një ambasador të konfirmuar në Shqipëri.

Eric Wendt u propozua për këtë detyrë nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe u konfirmua nga Senati i Shteteve të Bashkuara më 6 gusht.

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë me një karrierë të gjatë në fushën ushtarake dhe të sigurisë kombëtare. Ai ka më shumë se 34 vite shërbim në ushtrinë amerikane, ndërsa një pjesë të rëndësishme të karrierës e ka zhvilluar në Forcat Speciale amerikane, “Green Berets”.

Në profilin e tij profesional përfshihet edhe drejtimi i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, duke e bërë përvojën e tij të lidhur ngushtë me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të Aleancës.

Dorëzimi i kredencialeve te Presidenti shënon kështu hapin e parë formal të Wendt në ushtrimin e funksionit të ambasadorit amerikan në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti ndryshon në Shqipëri, meterologia: Mëngjeset mbetet të freskëta, temperaturat do rriten

Pas reshjeve dhe temperaturave më të ulëta të ditëve të fundit, moti në Shqipëri pritet të përmirësohet gradualisht, me rikthimin e diellit dhe rritjen e...
12:19 | 26/09/2026

Momenti i mbërritjes së ambasadorit të ri të SHBA në Pallatin e Brigadave (VIDEO)

Janë publikuar pamje nga mbërritja e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Siç shihet edhe nga pamjet, eskorta...
11:44 | 26/09/2026

Operacion blic i SPAK, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë! Shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

SPAK ka zhvilluar këtë të shtunë një operacion blic në qytetin e Shkodrës ku mësohet se është vënë në pranga një 50-vjeçar me rrezikshmëri të...
10:37 | 26/09/2026