Neri: Vendosni kaskën që të mos ju thyhet hunda si kryekomisarit të Krujës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.09.2026, 12:30

Nga Ministria e së Vërtetës.

Neri i Policisë së Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të cilitdo profesion të tregohen vigjilent dhe të respektojnë rregullat kur hipin mbi motor.

Hita është shprehur se të gjithë, shefa komisariati, drejtor, deputet, ministër apo lacat e lagjes duhet të mendohen mirë para se të mos përdorin kaskën.

‘Shpullat e grushtet nuk njohin poste, ndaj vendosni kaskën kur hipni mbi motor mos ta pësoni si shefi i komisariatit të Krujës”, është shprehur Neri.

Ndaj dëgjoni këshillat e madhorit Skënder Hita, mos ta pësoni si shefi i komisariatit të Krujës. Mos dilni nga shtëpia dhe të hipni mbi motor me idenë se jeni më të fortë se ligji, pasi mundësia të përfundosh me hundë të thyer është e madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit