Debutimi historik i Erblin Osmanit me Kosovën bëhet lajm në mediat gjermane

Paraqitja e Erblin Osmanit me fanellën e Kosovës ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane, pasi talenti i Bayern Munichut u bë pjesë e historisë së përfaqësueses kosovare.

Të lidhura

None found

Mediumi i njohur SPORT1 publikoi një artikull të veçantë për debutimin e 17-vjeçarit, duke e cilësuar atë si një moment historik për futbollistin.

Sipas SPORT1, Osmani është lojtari më i ri që ka zbritur ndonjëherë në fushë për Kombëtaren A të Kosovës.

Mesfushori u aktivizua në minutën e 87-të të sfidës, të cilën Kosova e fitoi 1-0 ndaj Irlandës. Kjo ishte paraqitja e tij e parë me ekipin përfaqësues.

Osmani e priti deri në fund të takimit mundësinë për të hyrë në lojë. Përzgjedhësi Franco Foda e thirri pak para aktivizimit, për t’i dhënë udhëzimet e fundit.

Me moshën 17 vjeç, katër muaj e pesë ditë, talenti i Bayern Munichut vendosi rekordin si debutuesi më i ri në historinë e Kosovës. Pas ndeshjes, ai e cilësoi këtë moment si një ëndërr të realizuar dhe tha se kishte dëshiruar gjithmonë të luante për Kosovën.

SPORT1 vëren gjithashtu se Osmani mund të përfaqësonte Gjermaninë, pasi kishte luajtur më parë për ekipet e grupmoshave të këtij shteti. Megjithatë, 17-vjeçari vendosi të zgjidhte Kosovën.

Futbollisti kosovar kishte shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në mars, kur debutoi me Bayern Munichun në Bundesliga ndaj Union Berlinit në moshën 16-vjeçare. Me atë paraqitje, ai u bë njëri prej lojtarëve më të rinj që ka debutuar në historinë e klubit bavarez.

Në korrik, Bayerni i ofroi Osmanit kontratën e parë afatgjatë. Aktualisht, ai luan për ekipin U19 dhe skuadrën e dytë të klubit.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet