Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

'Zullumi po e kap për fyti Ramën', Noka në Tepelenë: Skandalet e kanë zhveshur totalisht

'Zullumi po e kap për fyti Ramën', Noka në Tepelenë: Skandalet e kanë zhveshur totalisht

12:34, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe deputeti demokrat Tritan Shehu kanë zhvilluar një takim me strukturat dhe mbështetësit e opozitës në qytetin e Tepelenës. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj.

Në fjalën e tij, Noka u ndal te zhvillimet politike dhe skandalet që, sipas tij, kanë përfshirë qeverisjen e Edi Ramës. Ai deklaroi se Partia Demokratike dhe Sali Berisha i kanë paralajmëruar më herët zhvillimet që po ndodhin sot në vend.

Noka e lidhi situatën aktuale edhe me zgjedhjet e vitit 2025, duke thënë se pas tyre një pjesë e qytetarëve kanë kaluar një situatë të vështirë politike.

“Sigurisht që ne kemi paralajmëruar çdo gjë që ka ndodhur në Shqipëri. Sot, po të marrësh të analizosh deklaratat e Sali Berishës, ka parashikuar çdo gjë”, deklaroi Noka.

Ai u shpreh se opozita ka denoncuar çdo akt që e konsideron korruptiv, kriminal apo antishqiptar.

Duke iu referuar situatës së qeverisë, Noka përdori një shprehje popullore për të argumentuar se pushteti i mazhorancës po përballet me pasojat e një serie skandalesh.

“Zullumi këputet duke u trashur”, u shpreh Noka, duke shtuar se situata politike ka arritur në një pikë ku “po e kap për fyti” Edi Ramën.

Noka akuzoi gjithashtu qeverinë për përfshirje në një “skenar maqedonas”, siç e cilësoi ai, ndërsa deklaroi se skandalet e njëpasnjëshme kanë dobësuar qeverisjen.

“Edi Rama është zhveshur totalisht, qeveria ka rënë, ata mbahen vetëm përmes kartonave”, deklaroi Flamur Noka.

Ai tha se një qeveri demokratike duhet të mbështetet jo vetëm te përgjegjësia ligjore, por edhe te përgjegjësia morale. 

"Të qeverisësh do të thotë të kesh përgjegjësi ligjore, po edhe morale, por a njeh përgjegjësi morale Edi Rama? Jo.", deklaroi Noka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco