10 ambasadorët e SHBA-së në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim! Eric Wendt nis kapitullin e ri

26 Shtator 2026, 13:50Politika TEMA
10 ambasadorët e SHBA-së në Tiranë që prej vitit 1991,

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej më shumë se 50 vitesh.

Ambasada amerikane në Tiranë u rihap më 1 tetor të atij viti, me Christopher Hill si të Ngarkuar me Punë ad interim, ndërsa nga William E. Ryerson në vitin 1991 deri te Yuri Kim, e cila e përfundoi mandatin në vitin 2023, në Tiranë kanë shërbyer 10 ambasadorë amerikanë. Pas gati tre vitesh pa ambasador, këtë të shtunë misionin në Shqipëri e nisi Eric Wendt.

Lista e ambasadorëve pas 1991
Yuri Kim                            2020
Donald Lu                         2015
Alexander A. Arvizu          2010
John L. Withers II             2007
Marcie B. Ries                  2004
James F. Jeffrey                2002
Joseph Limprecht             1999
Marisa R. Lino                   1996
Joseph E. Lake                  1994
William E. Ryerson             1991

Lini një Përgjigje