Është vënë në pranga ditën e sotme 41-vjeçari Agim Xhixha, i cili ishte shpallur në kërkim prej kohësh pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Xhixha është vënë në pranga falë operacionit të zhvilluar si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative mbi vendndodhjen e personit të kërkuar nga drejtësia.
Sakaq, Agim Xhixha rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burg në total pasi hetimet e kryera ndaj zbuluan se ai ka gisht në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Momenti i arrestimit të Agim Xhikës:
