Ra në korent teksa punonte në një varkë në Durrës, shtetasi i huaj dërgohet me urgjencë në spital

26/09/2026 13:02
foto ilustruese

Një punëtor i huaj ka rënë në korent ndërsa ndodhej në një varkë, në shëtitoren bregdetare të Durrësit.

Për momentin nuk dihen rrethanat e plota se si punëtori ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Pas incidentit ai është transportuar me autoambulancë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Pranë vendit të ngjarjes pritet të kryhen edhe verifikimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

 

Top Channel