Shpërthimi në Plaka/ Nxirret trupi i dytë nga rrënojat, 3 të zhdukurit me origjinë shqiptare janë familjarë

Shpërthimi në Plaka/ Nxirret trupi i dytë nga rrënojat, 3 të zhdukurit me origjinë shqiptare janë familjarë

12:48, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një trup i dytë është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës që u shemb pas shpërthimit të fuqishëm të ndodhur të premten në mëngjes, në rrugën Lysikratous, në zemër të Athinës.

Fillimisht u raportua se trupi i gjetur ishte i një gruaje, por sipas zëdhënëses së Departamentit të Zjarrfikësve, bëhet fjalë për një burrë. Sipas informacioneve, viktima është një 77-vjeçar britanik. Ndërkohë, një trup i një gruaje ishte gjetur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Katër persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur. Sipas informacioneve, tre prej tyre janë me origjinë shqiptare dhe kanë shtetësi amerikane. Ata janë Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani.

Mësohet se tre shqiptarët me shtetësi amerikane që ndodhen nën rrënoja janë familjarë: Florin Hoxha dhe Florida Hoxha janë vëlla e motër, ndërsa Eris Cani është bashkëshorti i Floridës.

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja për gjetjen e personave të zhdukur. Në operacion janë angazhuar 30 zjarrfikës me gjashtë automjete, mes tyre edhe dy automjete speciale të shpëtimit të EMAK-ut të parë, si dhe tre qen kërkim-shpëtimi.

Shpëtuesit po përdorin gjeofona për zbulimin e zërave nën rrënoja, si dhe kamera speciale për të lokalizuar personat e zhdukur.

Shpërthimi ndodhi pak pas orës 07:30 të së premtes, më 25 shtator, duke shkaktuar shembjen e ndërtesës dhe dëme të shumta në objektet përreth dhe automjetet e parkuara.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e tragjedisë, ndërsa sipas gjetjeve fillestare, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi natyror./Zougla

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco