Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një seancë pyetje-përgjigjesh me qytetarët, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në SHBA lidhur me ish-presidentin amerikan Joe Biden dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Berisha e ka cilësuar deklaratën e Ramës si të papranueshme, duke mbrojtur qëndrimin e Biden ndaj shqiptarëve gjatë karrierës së tij politike. Ai ka kundërshtuar gjithashtu pretendimin se ish-presidenti amerikan ka tradhtuar Thaçin, duke argumentuar se nuk ka pasur ndonjë premtim për mbrojtjen e tij nga proceset gjyqësore.
Pyetje-përgjigje:
Klevis Meshi: Doktor, Edi Rama në SHBA sulmoi ish-presidentin Biden për çështjen e Hashim Thaçit duke deklaruar se ky i fundit u tradhtua prej ish-presidentit amerikan. Si e komentoni këtë deklaratë?
Sali Berisha: Një paturpësi ekstreme. Joe Biden nuk është më president, por e thashë dhe më parë, në të gjithë karrierën e tij, ai votën dhe qëndrimin e ka pasur në favor të shqiptarëve. Nuk ekziston asnjë dokument në botë që Joe Biden t'i ketë premtuar një njeriu apo një tjetri se do ta mbrojë nga gjykimi dhe drejtësia.
Të shfrytëzosh një vendim të padrejtë të një gjykate për të shpallur ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara tradhtar të Hashim Thaçit, pra njeri të pabesë ndaj këtij individi, do të thotë të jesh i zhveshur nga çdo normë morale.
Dhe të kesh një hall aq të madh në këtë çështje, sa je i gatshëm të thuash çdo gjë.
Por në fakt, ai që qëndron prapa këtyre proceseve dhe dënimeve është vetë Edi Rama.
© SYRI.net
Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do japë ndihmë substanciale për çmontimini e narkoshtetit
Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë
Berisha: Rama kërkon t’i paraqesë shqiptarët si antisemitë, terroristë e çdo gjë tjetër vetëm që të qëndrojë në pushtet