I dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

26 Shtator 2026, 14:10Kronika TEMA
I dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 41-vjeçar të nëduar me 6 vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Larushku”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Agim Xhixha, 41 vjeç, banues në Larushk i Sipërm, Fushë Krujë.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Lini një Përgjigje