Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Antikontrabanda ndalon mallra të padeklaruara, shoferët duhet të paguajnë tani 2.5 milionë lekë gjobë për 1.6 milionë detyrime që tentuan të shmangnin

Shkruar nga Newsbomb

Antikontrabanda ndalon mallra të padeklaruara, shoferët duhet të

Strukturat e Administratës Doganore, bazuar në analizën e riskut, bëjnë me dije se kanë goditur një skemë kontrabande në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës.

Në kuadër të forcimit të kontrolleve dhe mbrojtjes së konkurrencës së ndershme, gjatë kontrollit të 3 mjeteve u konstatuan sasi mallrash të padeklaruara, si dhe ndryshime në natyrën e mallit, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Në përfundim të verifikimeve janë vendosur masat administrative përkatëse, janë sekuestruar mallrat e konsideruara kontrabandë, ndërsa rastet janë referuar penalisht pranë Prokurorisë.

Vlera e detyrimeve doganore të shmangura arrin në rreth 1.6 milionë lekë, ndërsa penalitetet në rreth 2.5 milionë lekë, duke e çuar shumën totale të detyrimeve dhe penaliteteve në rreth 4.1 milionë lekë.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar për lehtësimin e tregtisë së ligjshme, mbrojtjen e biznesit të ndershëm dhe forcimin e kontrolleve ndaj çdo tentative për shmangien e detyrimeve doganore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese