I dënuar me 6 vite burg, arrestohet 41-vjeçari në Fushë-Krujë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2026, 12:51 | Kronikë

I dënuar me 6 vite burg, arrestohet 41-vjeçari në

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Larushk, Fushë-Krujë.

Operacioni, i koduar “Larushku”, u zhvillua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë pas informacioneve për vendndodhjen e personit të kërkuar.

Në pranga ka rënë Agim Xhixha, 41 vjeç, banues në Larushk të Sipërm.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos