E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale për çmontimin e narkoshtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur emërimin e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, duke e cilësuar luftën kundër trafikut të drogës dhe grupeve kriminale si një sfidë të rëndësishme.

Berisha deklaroi se Shqipëria është shndërruar në një narkoshtet, duke e krahasuar situatën me Guinea-Bissau në Afrikë.

“Së pari i uroj mirëseardhjen ambasadorit dhe theksoj këtu se beteja kundër narkoshtetit është një betejë shumë e vështirë”, tha Berisha.

Ai u shpreh se pret një rol më të madh të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër karteleve të drogës në Shqipëri, duke iu referuar qëndrimeve të administratës amerikane ndaj organizatave të trafikut të drogës.

“Kam besim se me pozicionimin dhe kualifikimin që i kanë bërë presidenti Trump dhe administrata e tij karteleve të drogës si grupe terroriste, Shtetet e Bashkuara do të japin një ndihmë substanciale për luftën kundër këtyre karteleve dhe çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri”, deklaroi kreu i PD-së.

Eric Wendt, pritet të nisë zyrtarisht detyrën në Tiranë dhe ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës do të jetë ndër prioritetet e mandatit të tij.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.