E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shqipëria nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik

Nju Jork – Në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nënshkroi në emër të Shqipërisë, Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik.

Shqipëria konfirmon në këtë mënyrë angazhimin për bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar në adresimin e një kërcënimi që prek gjithnjë e më shumë qytetarët, bizneset dhe institucionet publike.

Konventa krijon një kornizë të rëndësishme për bashkëpunim të zgjeruar ndërkombëtar, duke lehtësuar ndarjen e provave elektronike dhe duke forcuar përpjekjet kolektive për të parandaluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e rënda në hapësirën digjitale.

Ministri Hoxha deklaroi se për Shqipërinë, ndërtimi i sigurisë, qëndrueshmërisë dhe besimit në hapësirën e teknologjisë është një pjesë integrale e agjendës më të gjerë të transformimit digjital.

“Ndërsa teknologjia vazhdon të krijojë mundësi të reja për rritje dhe inovacion, ne duhet të sigurohemi që aftësia jonë për të mbrojtur ata që mbështeten në potencialin e saj, të mund të rritet paralelisht me këto zhvillime”, tha Hoxha.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë për të çuar përpara këto parime dhe për të kontribuar në një mjedis digjital më të sigurt, më të mbrojtur dhe më të besueshëm për të gjithë”, shtoi Ministri i Jashtëm.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.