Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do japë ndihmë substanciale për çmontimini e narkoshtetit

13:07, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, ka komentuar ardhjen e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe marrëdhëniet e ardhshme me opozitën.

Berisha i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit, ndërsa ka folur për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Ai ka shprehur bindjen se administrata amerikane do të japë, sipas tij, një ndihmë të rëndësishme në luftën kundër karteleve të drogës dhe në atë që ai e quan “çmontimi i narkoshtetit” në Shqipëri.

Pyetje-përgjigje:

Avokat Eduard Brahilika: Zoti Berisha, ju prej tre vitesh keni artikuluar termin narkoshtet dhe ky term sot diskutohet në Bruksel, në Kongres, në Senat dhe në mediet botërore. Ambasadori Wendt do të jetë më datë 2 në Shqipëri. A mendoni se do të keni një raport të frytshëm me të duke qenë se ju jeni i vetmi që keni luftuar krimin në këtë vend gjatë viteve 2005-2009?

Sali Berisha: Së pari i uroj mirëseardhjen ambasadorit dhe theksoj këtu se beteja kundër narkoshtetit është një betejë shumë e vështirë.

Ne jemi i vetmi vend në Europë, ne jemi njëlloj si Guinea-Bissau që ishte vendi i parë dhe i vetëm narkoshtet në Afrikë, ne u bëmë vendi i parë dhe i vetëm narkoshtet në Evropë.

Dhe unë kam besim se me pozicionimin dhe kualifikimin që iu ka bërë presidenti Trump dhe administrata e tij karteleve të drogës si grupe terroriste, Shtetet e Bashkuara do japin një ndihmë substanciale për luftën kundër këtyre karteleve dhe çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri.

Sekretari Rubio, edhe një herë të dashur miq, në mesazhin e tij të urimit për shqiptarët Ditën e Pavarësisë, e konsideron luftën kundër karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të këtyre karteleve, po dihet se kush janë bashkëpunëtorët, si kritike për sigurinë e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara.

Sepse në fakt këto kartele, kartelet shqiptare janë një rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por Evropën, për hemisferën perëndimore dhe mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco