Shpërthimi i fuqishëm i një dite më parë në qendër të Athinës, me 6 viktima, trupat e pajetë u nxorën nga rrënojat e ndërtesës së shembur.
Mes viktimave ishin edhe tre shqiptaro-amerikanë. Florin Hoxha humbi jetën me motrën e tij, Florida Hoxha dhe bashkëshorten Eris Cani. Në kryeqytetin grek gjendeshin si turistë.
Viktima mbetën edhe bashkëshorti i Florida Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, shtetas amerikan, si dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e godinës në lagjen Plaka.
Shpërthimi i djeshëm u regjistrua rreth orës 08:00 të mëngjesit, në një ndërtesë në rrugën Lysikratous, pranë Akropolit.
Objekti u shemb dhe një kalimtar u plagos lehtë.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë në një tjetër godinë aty pranë, nga ku nxorën dy gra, njëra prej tyre e moshuar. Autoritetet greke i transportuan në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku morën ndihmën e parë.