26 Shtator 2026, 14:00
Nga G.M
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ai rus, Vladimir Putin. Pekin, shtator 2025.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shtunën, më 26 shtator, pas një bisede me homologun rus, Vladimir Putin, shprehu bindjen se aneksi i marrëveshjes mes Moskës dhe Beogradit për furnizimin me gaz do të zgjatet, pasi pakti skadon së shpejti.
Serbia, e cila varet nga gazi rus, nuk ka arritur marrëveshje për një kontratë afatgjatë, pasi marrëveshja e mëparshme trevjeçare skadoi në verën e vitit 2025, ndaj tani anekset e marrëveshjes po zgjaten për periudha të shkurtra. Marrëveshja që skadon tani, u zgjat në qershor për tre muaj.
“Para së gjithash, aneksi i marrëveshjes për furnizimin me gaz skadon pas disa ditësh dhe jam i sigurt se që nga e hëna ai aneks do të zgjatet dhe se do të mund të vazhdojmë të kemi, do të thosha, çmim të mirë dhe të ulët të gazit”, tha Vuçiç në një video të publikuar në Instagram.
Ai tha se Serbia ka një çmim të mirë, rreth 318 euro për një mijë metra kub gaz, ndërsa, sipas tij, në treg çmimi është 868 euro për një mijë metra kub. Vuçiq tha se me Putinin bisedoi edhe për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), duke shtuar se këtu “problemi është më i ndërlikuar”.
Ministrja e Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, tha në fund të gushtit se negociatat për shitblerjen e NIS-it mes kompanisë hungareze MOL dhe aksionares më të madhe, kompanisë ruse Gazprom Neft, janë në fazën përfundimtare.
MOL dhe Gazprom Neft nënshkruan në mes të janarit dispozitat kryesore të marrëveshjes kornizë për NIS-in. Administrata amerikane vendosi sanksione ndaj NIS-it në fillim të vitit 2025, me qëllim që të pengojë Rusinë të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë. NIS-i tani kërkon periodikisht rinovimin e licencës nga autoritetet amerikane, në mënyrë që të mund të vazhdojë punën.
Mirënjohje për Putinin
Vuçiq tha se e ka njoftuar Putinin se të dielën do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë.
“Në emër të Republikës së Serbisë dhe në emrin tim, e falënderova Federatën Ruse dhe presidentin Putin për bashkëpunimin gjatë 14 vjetëve të fundit”, tha Vuçiq.
Vuçiq shpërndan Kuvendin, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi më 25 tetor
Serbia, ndonëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, të vendosura pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Vuçiq tha se është “i sigurt” se presidentët e ardhshëm të Serbisë, siç u shpreh ai, “do të dinë të kujdesen për interesat e Serbisë dhe të ruajnë këtë lloj ekuilibri dhe këtë lloj përgjegjësie ndaj të gjithë aktorëve të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare”. Ai tha se me Putinin bisedoi për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, për luftën në Ukrainë dhe për situatën në Ballkan.
Negociatat e anëtarësimit të Serbisë dhe Bashkimit Evropian kanë ngecur që nga viti 2021, për shkak të problemeve në fushën e sundimit të ligjit, mospërputhjes me sanksionet ndaj Rusisë, si dhe për shkak të angazhimit të pamjaftueshëm në rrugën drejt bllokut.
Për shkak të lidhjeve të Serbisë me Rusinë, shqetësime janë shprehur edhe në Kongresin amerikan. Gjatë një debati në mes të shtatorit në Kongres, u shpreh shqetësim dypartiak për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, ndërsa u ngritën edhe pyetje nëse në kuadër të Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë është diskutuar për “ndikimin keqdashës” të Moskës dhe Pekinit./REL
alekandër vuçiç vladimir putin rel
Bota
26 Shtator 2026, 13:30
G.M
Udhëheqësi kinez, Xi Jinping dhe presidenti amerikan, Donald Trump, në darkën shtetërore. Shtëpia e Bardhë, 24 shtator 2026...
Bota
26 Shtator 2026, 13:23
G.M
Donald Trump dhe Xi Jinping
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të krijojnë një kanal të posaç&eu...
Bota
26 Shtator 2026, 10:01
E. D
pamjet
TAJLANDË- Autoritetet tajlandeze kanë shpallur gjendjen e emergjencës në të 50 distriktet e Bangkokut, pas 48 orësh re...
Bota
26 Shtator 2026, 09:28
E. D
foto ilustruese
SHBA- Hakerët që kanë sulmuar sistemet e FBI-së pretendojnë se disponojnë të dhëna jashtëzakon...
Bota
26 Shtator 2026, 09:22
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se me Bjellorusinë po diskutohet një “marr&...
Bota
26 Shtator 2026, 08:46
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar propozimin e Iranit për një armëpushim fillestar shtatëditor, n...
Bota
26 Shtator 2026, 08:37
E. D
GJERMANI- Partia ultra e djathtë AfD po forcohet ndjeshëm në Gjermani: në zgjedhjet e 6 shtatorit në Saksoni-Anhalt ajo mo...
Bota
26 Shtator 2026, 08:30
E. D
IRAN- Në të ardhmen, shkollat italiane do të ndalojnë mbulimin e fytyrës. Përveç kësaj, që nga viti i ardhsh&...
Bota
26 Shtator 2026, 08:26
E. D
foto ilustruese
KROACI- Avokatët e zhytësit ukrainas Vladimir Zhuravlev do të apelojnë kundër vendimit të Gjykatës s&eum...
Bota
26 Shtator 2026, 07:41
E. D
TIRANË- Për të katërtin vit radhazi, industria e prodhimit të këpucëve po humbet terren. Ky segment, ku veprojnë disa ...