Rritet bilanci i viktimave në Plaka/ Gjenden të 6 trupat, mes tyre edhe tre shqiptarët

Rritet bilanci i viktimave në Plaka/ Gjenden të 6 trupat, mes tyre edhe tre shqiptarët

13:37, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rritet në 6 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në Plaka të Athinës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e të gjashtë personave që rezultonin të zhdukur pas shembjes së ndërtesës.

Mes viktimave janë edhe tre shqiptarë me shtetësi amerikane, Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani. Tre shqiptarët ishin familjarë: Florin Hoxha dhe Florida Hoxha ishin vëlla e motër, ndërsa Eris Cani ishte bashkëshorti i Floridës.

Kështu, bilanci tragjik i shpërthimit të ndodhur të premten në mëngjes në rrugën Lysikratous, në zemër të Athinës, shkon në gjashtë viktima.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit, ndërsa dyshimet paraprake lidhen me një rrjedhje gazi natyror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco