
Ekipet e emergjencës kanë përfunduar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe kanë nxjerrë gjashtë trupat e viktimave nga rrënojat e ndërtesës së shembur në lagjen Plaka. Mes viktimave janë edhe tre shtetas shqiptarë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha motër e vëlla, si dhe Eris Cani bashkëshortja e Florin Hoxhës. Ndërsa tre viktimat e tjera janë Ian Alexander Kirpatrick bashkëshorti i Florida Hoxhës dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.
Shpërthimi ndodhi pak para orës 08:00 ditën e djeshme, në një ndërtesë të vjetër dykatëshe në rrugën Lysikratous, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik. Si pasojë e shpërthimit, ndërtesa u shemb, ndërsa një kalimtar u plagos lehtë nga copëzat e shpërndara.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë edhe në një ndërtesë pranë vendit të ngjarjes, nga ku nxorën dy gra, njëra prej tyre e moshuar. Të dyja u transportuan në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku morën ndihmën e parë. Pas orëve të kërkimeve nën rrënoja.